Fetuset shohin që në barkun e nënës

Fetuset shohin që në barkun e nënës

Përshëndetje i dashur, a është errësirë atje?”. Lexuesve si Jackie 31337, i cili e ka bërë një pyetje të tillë kur ajo ishte një fëmijë i vogël, shkencëtarët nuk dinë ti japin një përgjigje. Nëse ata duan të mësojnë se çfarë mund të shohë një fetus – për të mos përmendur se çështë në gjendje të nuhasë, dëgjojë, shijojë dhe prekë, ata duhet të shkojnë direkt tek burimi.

Fatkeqësisht, fëmijët e palindur nuk janë komunikuesit më të mëdhenj të botës.

Për të gjetur përgjigjet, kërkuesit studiojnë fetuset e kafshëve apo foshnjave të sapolindura që përfundojnë në inkubator për shkak të lindjes së parakohshme.

Ajo se çfarë kanë parë shkencëtarët nga eksperienca e fetuseve dhe zhvillimit të tyre, jo vetëm që siguron një informacion më të madh për mënyrën e perceptimit të trupit të njeriut, por ndihmon gjithashtu dhe shanset tona për të arritur një jetë të shëndetshme dhe normale.

Përmes studimit të kafshëve, rezultatet tregojnë se nuk ndryshojnë shumë nga një vertebror tek një tjetër. Shqisa e parë që fetuset përfitojnë është prekja, pastaj fitojnë shqisën e të shijuarit dhe nuhatjes. Aftësia për të dëgjuar zhvillohet e katërta. Ndërsa në fund, kjo nuk ka shumë dyshime zhvillohet shqisa e të parit.

Njerëzit janë nga të paktat specie që mund të shohin përpara se të lindin. Jo se ka ndonjë gjë të madhe për të parë. Përgjigjja e shkurtër për pyetjen e Jackie 31337 është: “Po, është errësirë”. Ata mund të të thonë ndryshimin e vërtetë mes turbullirës dhe errësirës. Kjo është ajo që ata mund të shohin, nëse një ditë nëna do të hiqte rrobat për tiu ekspozuar rrezeve të diellit në një ditë të bukur”, – thotë Uilliam Fifer, Ph.D., dhe drejtori i laboratorit të zhvillimit të fetusit në universitetin e Kolumbias.

Shkencëtarët kanë arritur të shikojnë fetuse që të kthejnë kokën në krahun tjetër të dritës”, – shtoi më tej Fifer. “Ndërsa kanë vënë re gjithashtu se valët e trurit të foshnjave të lindura parakohe marrin sinjale nga drita apo një ndryshim pamjeje. Shikimi në këtë faqe nuk mund të quhet një shqisë e vërtetë, por mjafton për të vërtetuar faktin se ajo është zhvilluar në pjesën më të madhe të saj.

Duhet thënë se shqisat nuk funksionojnë si një çelës neurologjik që fiket dhe ndizet. Ajo është më shumë si një muskul që ndërtohet me shumë punë. Duhet ta ushtrosh që ti përfitosh rezultatet. Sa më shumë punon me to, aq më shumë lidhje nervore krijohen dhe shqisa përmirësohet. Por nëse nuk i përdor, atëherë mund ti humbasësh ato, në kuptimin figurativ të fjalës. “Të duhet një stimulim shqisor i çfarëdollojshëm apo lidhjeje nervore”, – thotë Fifer.

Kotelet që lindin të verbra, pas lindjes nuk e zhvillojnë kurrë shqisën e të parit”. Por stimulimi i shqisave është i rëndësishëm dhe në disa aspekte të tjera, pasi ndihmon fetusin të mësojë. Për shembull, embrionet e rosave cicërojnë përpara se të dalin nga veza. Ndërsa bëjnë diçka të tillë, mësojnë të njohin zërin e species së tyre.

Një kërkues i quajtur  Gilbert Gottlieb arriti të zbulojë se, nëse embrioni i rosës nuk e bën diçka t tillë para se të dalë nga veza, ajo nuk do të jetë në gjendje të dallojë një kakarisje pule nga ajo e nënës së saj”, – thotë Jeffery Alberts, Ph.D., profesor i psikologjisë në universitetin e Indianës. “Atyre u duhet të dëgjojnë veten brenda në vezë për të vetëstimuluar sistemin e tyre të dëgjimit dhe kështu arrijnë zhvillimin e plotë të tyre”.

Komento