Fibrat për zvogëlimin e yndyrës në gjak

Fibrat për zvogëlimin e yndyrës në gjak

Substancat e fibrave të tretshme mundësojnë zvogelimin e yndyrës në gjak duke zvogëluar absorbimin e kolesterolit nga ushqimi ditor.

Fibrat e tretshme ndërlikohen me acide të cilat janë lëndë e përbërë e prodhuar nga mëlqia prej kolesterolit që shërbejnë për tretjen e yndyrës.Pas ndërlikimit të fibrave me acide, lënda e përbërë largohet prej qarkullimit te gjakut dhe nuk kthehet më në mëlqi.

Pastaj mëlqia detyrohet të përdorë kolesterol shtesë për të prodhuar acide të reja.Acidet janë të nevojshme për tretjen normale të yndyrës.Fibrat e tretshme gjithashtu mund të zvogëlojnë edhe sasinë e kolesterolit të prodhuar nga mëlqia.

Sipas disa testeve është vërtetuar se fibrat e tretshme mund të zvogëlojnë yndyrën në gjak e posaqërisht kolesterolin e keq prej 8 deri 15 përqind. Fibrat që ndihmojnë në shërimin e sëmundjes së yndyrës së lartë në gjak janë pemët dhe bimët bishtajore.

Komento