Fjetja me dritë ndezur shton rrezikun nga kanceri!

Fjetja me dritë ndezur shton rrezikun nga kanceri!

Drita gjatë natës mund të ndikojë në dëmtimin e shikimit te fëmijët, ngase muskujt e syve nuk pushojnë fare, por gjithashtu edhe te të rriturit mund të ndikojë në lodhje, shkaku i mosprodhimit të hormonit melatoninë.

Shoqata amerikane e shëndetësisë ka filluar politikën e zvogëlimit të ekspozimit të tepërt ndaj dritës artificiale, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, përfshirë këtu edhe dritën nga ekrani i kompjuterit dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Si pasojë e ekspozimit të tepërt në dritë mund të çrregullohet cikli i gjumit, ndaj të cilës sidomos të ndjeshëm janë fëmijët dhe adoleshentët. Studimet në kafshë kanë treguar se ekspozimi ndaj dritës gjatë 24 orëve në mënyrë dramatike shton rrezikun e prekjes nga disa lloje të kancerit.

Edhe studimet në njerëz kanë zbuluar lidhjen midis ekspozimit të dritës gjatë natës apo zgjimit të shpeshtë gjatë natës që shton rrezikun për t’u prekur nga kanceri. Besohet se melatonina mundet të parandalojë zhvillimin e kancerit.

Komento