Flokët e thinjur tregojn për smundje

Flokët e thinjur tregojn për smundje

Kardiologu me famë botërore, dr. Sinan Altan Koxhaman, pas një hulumtimi në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 200 pacientë, kishte ardhur në përfundim se personat me flokë të thinjur janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e enëve të gjakut.

Në një deklaratë Koxhaman thotë se sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë shkaktari numër një i vdekjeve në mbarë botën, duke theksuar se kuptimi dhe shërimi i këtyre sëmundjeve është me domethënie vitale për personat e sëmurë.

Personat, të cilët në moshë të hershme u thinjën flokët, e sidomos ata me një histori të sëmundjeve të arterieve koronare, në krahasim me personat e tjerë, janë më të rrezikuar se do të preken nga sëmundjet e zemrës dhe ato të enëve të gjakut. Ai po ashtu thotë se personat, flokët e të cilëve fillojnë të thinjen me shpejtësi të madhe janë më të rrezikuar nga këto, por edhe nga sëmundjet e tjera.

Koxhaman thekson se thinja e flokëve nuk është parashenja e vetme e sulmit në zemër, por edhe hipertensioni, diabeti, koelsteroli i lartë dhe konsumi i duhanit shtojnë rrezikun për të pësuar sulm në zemër.

Komento