Floket jane pasqyre e shendetit

Floket jane pasqyre e shendetit

Floket, ashtu sikurse edhe thonjte apo lekura jane pasqyre e shendetit. Brishtesia, dobesia dhe djegia e tyre mund te shkaktohen nga patologji te ndryshme te organizmit.

Floket e holle mund te jene pasoje e anemise. Kush ka keto probleme duhet te mbaje nen kontroll nivelin e hekurit, rruazat e kuqe, hemoglobinen ne gjak. Anemia kurohet sipas rastit. Kujdes duhet treguar me dietat dhe ushqimet qe garantojne sasine e duhur te hekurit. Duhet konsumuar mish pa dhjame, zarzavate, fruta te thata, brokoli, spinaq, ushqime te pasura me vitamina C, si kivi, portokalli dhe speci.

Nese keni renie flokesh, keto mund te jene pasoje e nje patologjie. Duhet pare se ne cilen zone te kokes bien me shume. Nese zona me e goditur eshte ajo e themthave, atehere problem mund te jete fshikeza. Nese humbja me e madhe eshte ne zonen qendrore, atehere mund te jene probleme te zorreve.

Floke te thate, te dobet qe kane tendence te bien, mund te jene simptome e patologjise se tiroideve.

Nese kerkoni te gjeni shkakun e problemeve me floket, atehere fillimisht nenshtrojuni analizave te gjakut.

Komento