Formula që kalkulon se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj

2

2Kjo formulë e thjeshtë, e përdorur nga shumica e mjekëve pediatër, mund të sigurojë një vlerësim për rritjen e fëmijëve.

Edhe pse nuk është një llogaritje e saktë, ju mund të keni një diferencë të gabimit prej rreth pesë centimetrave.

Është e nevojshme ta keni parasysh se gjatësia e saktë e fëmijës varet nga shumë faktorë të tjerë, qofshin ata gjenetik apo të jashtëm, siç mund të jenë zakonet e përditshme, gjendja e përgjithshme shëndetësore, metabolizmi, të ushqyerit, aktivitetet sportive, dhe mjedisi.

Sidoqoftë, kjo metodë e thjeshtë ju ndihmon të keni një “parashikim” të përafërt se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj, transmeton Klan Kosova.

Çfarë ju nevojitet?

Vetëm këto të dhëna: gjatësia e babait, gjatësia e nënës, dhe gjinia e fëmijës.

Si të llogaritni gjatësinë e fëmijës, nëse është djalë?

Gjatësia e babait (në cm) + gjatësia e nënës (në cm) / 2 + 6.5 cm

Shembull:

Nëse gjatësia e babait është 182 cm dhe gjatësia e nënës është 160 cm, gjatësia e fëmijës kalkulohet kështu:

182+ 160 = 342

342/2 = 171 cm

171+6.5 = 177.5 cm

Gjatësia e parashikuar e fëmiut të gjinisë mashkullore është 177,5 cm , me mundësi gabimi për 5 cm më shumë ose më pak.

Si të llogaritni gjatësinë e fëmijës, nëse është vajzë?

Gjatësia e babait (në cm) + gjatësia e nënës (në cm) / 2 – 6.5 cm

Shembull:

Nëse gjatësia e babait është 182 cm dhe gjatësia e nënës është 160 cm:

182+ 160 = 342

342/2 = 171 cm

171-6.5 = 164.5 cm

Gjatësia e parashikuar e fëmiut të gjinisë fëmërore është 164.5 cm , me mundësi gabimi për 5 cm më shumë ose më pak.

Komento