Foshnjat që bëjnë ushtrime zhvillohen më shpejt

Foshnjat që bëjnë ushtrime zhvillohen më shpejt

Kur lind, fëmija juaj duket kaq i vockël por më vonë fillon të rritet, të ngrejë kokën, të ulet, të ecë këmbadoras dhe të ecë. Ky proçes të cilin nuk e besojmë se do ndodhë ndonjëherë kalon sa hap e mbyll sytë.

Suksesi i këtij proçesi dhe shëndeti fizik e shpirtëror i fëmijës suaj lidhet me gjimnastikën e bërë rregullisht. Gjimnastika e filluar që në etapat e para ndikon pozitivisht edhe në zhvillimin trupor edhe në atë mendor.

Foshnjat që bëjnë ushtrime zhvillohen më shpejt dhe përdorin më mire duart dhe muskujt në krahasim me moshatarët dhe këto fëmijë bëhen të forte.

Gjimnastika mundëson koordinimin në mes uljes dhe ecjes. Ulja përshpejton ecjen dhe qëndrimin në këmbë të fëmijës dhe fëmijët që bëjnë gjimnastikë ecin më herët se moshatarët e tyre.

Por dobitë e ushtrimeve nuk mbarojnë me kaq. Sepse tek fëmijët që bëjnë gjimnastikë përshpejtohet zhvillimi fizik dhe mendor. Gjatë ushtrimeve zhvillohen muskujt dhe kockat e fëmijës. Gjimnastika ndikon pozitivisht në marrëdhënien psikologjike mes nënës dhe fëmijës.

Gjimnastika gjithashtu ndihmon në përparimin e zhvillimit social të fëmijës duke e bërë më guximtar. Ushtrimet e filluara që në muajt e pare mundësojnë forcimin e muskujve dhe zhvillimin e tyre prandaj këta fëmijë kur të arrijnë në moshën e adoleshencës ose i drejtohen sportit ose bëjnë një jetë sportive. Fëmijët të cilët gjatë periudhës shkollore merren me sport apo bëjnë ushtrime fizike janë më të sigurt në vetvete dhe më të suksesshëm në mësime. Struktura trupore është më e konsoliduar. Nuk kanë çrregullime në mënyrën e të ulurit. Muskujt e forcuar më pare mbështesin kyçet dhe kockat. Tek këto fëmijë shihen më pak skoljoz dhe kifoza (çrregullime të legenit) apo deformime të kockave.

Gjimnastikën bëjani para banjës dhe gjumit

Për të bërë ushtrimet gjimnastikore është shumë e rëndësishme të ndani 5-10 minuta në ditë . Lëvizjet janë më efektive nëse bëhen 4-5 herë në ditë. Ushtrimet e bëra për të qetësuar fëmijën para banjës apo gjumit ndihmojnë që fëmija të bëjë një gjumë të qetë pas banjës. Për të bërë ushtrimet duhet të vendosim një peshqir banje apo një batanije të shtruar drejt. Gjatë ushtrimeve është shumë e rëndësishme që fëmija të jetë i zhveshur ose të ketë veshur ndonjë gjë të lehtë e cila nuk e pengon. Temperatura e ambientit duhet të rregullohet mire. Temperatura 22 -24 është e përshtatshme.

Programin e ushtrimeve nuk duhet ta fillojmë me lëvizje të vështira dhe të rënda të cilat lodhin fëmijën dhe muskujt apo kyçet që vënë në lëvizje gjithë trupin. Dy javët e para të vazhdohet me lëvizje të lehta pastaj më vonë të bëhen ushtrime të cilat vënë në punë muskujt dhe kyçet.

Mbajeni fëmijën nga pëllëmba dhe kyçi i dorës pastaj krahun e djathtë e tërhiqni majtas ndërsa krahun e majtë e tërhiqni djathtas duke bërë një x . për të vënë në punë muskujt e qafës dhe krahëve të fëmijës ka një lëvizje e cila njihet si refleksi parashutë.

Hapini të dy krahët anash dhe lart pastaj përsëriteni lëvizjen në drejtim të kundërt. Pikat më të rëndësishme në 6 mujorin e pare janë vënia në punë e nyjeve të legenit për të qëndruar në këmbë më vonë, për t’u ulur dhe për të mbajtur kokën. Prandaj këmbët shtyjani drejt barkut dhe më pas tërhiqjani poshtë. Kjo lëvizje mund të përsëritet 5-10 herë. Lëvizja tjetër është një lëvizje e cila bëhet nga të dyja këmbët në drejtime të kundërta, njëra këmbë drejt barkut ndërsa tjetra shtrihet. Edhe kjo lëvizje mund të përsëritet 4-5 herë në ditë.

Fëmijët të cilët bëjnë ushtrime rregullisht në muajin e 6-7 qëndrojnë ulur pa mbështetje. Do ishte ideale nëse ushtrimet bëhen të shoqëruara me muzike dhe në kohën kur nëna është e qetë dhe ndihet rehat.

Ushtrimet e fëmijëve 2-6 muajsh
Shtrijeni fëmijën në shpinë dhe bëni të mundur që me dorën e tij të kapë gishtin tuaj te madh. Mbajini duart e tij përfshirë dhe kyçet dhe krahët i ngrini një nga një, ngadalë në fillim krahun e majtë , para, mbrapa dhe lart. Nëse krahët nuk koordinahen njësoj kjo lëvizje mund të jetë e lodhshme. Shtrijeni fëmijën përmbys me kokë të kthyer nga ju dhe duke vendosur gishtin tuaj të madh në pëllëmbën e dorës së tij kapeni nga kyçet. Ngadale-ngadalë bëni ngritjen e parë të lehtë. Kujdes mos ta lodhni fëmijën. Ngritjet e mëvonshme mund të bëhen edhe me ndihmën e një të rrituri me dëshirën duke vënë në lëvizje muskujt dhe kokën e fëmijës. Veçanërisht kontrolli i kokës i fëmijëve fillon pas muajit 2-3. Me praktikimin e këtyre ushtrimeve mund të diagnostikohet shpejt dhe moszhvillimi në sistemin nervor.

Ushtrimet e fëmijëve 6- 12 muajsh
Në periudhën 0-6 mujore mund të shtohet numri i lëvizjeve. Brenda një dite mund të bëhen 15 të tilla. Për shkak të pakësimit të elasticitetit të kyçeve pas muajit të 6 dhe 7 duhet t’i shmangemi lëvizjeve të lodhshme. Nëse fëmijën e tërheqim prej krahëve dëgjojmë një zhurmë ‘tëk’ që vjen nga krahu. Fëmijët kanë dhimbje të forta , nuk e lëvizin krahun dhe kjo tabllo pasqyron nxjerrjen e pjesës së sipërme të kocit radius. Por me një lëvizje (manovër) të thjeshtë të doktorit specialist mund të shkojë përsëri në vend. Duke e mbajtur tek pjesa nën sqetulla pas muajit të gjashtë kapim dorën bashkë me kyçet. Fëmija hidhet para, mbrapa , majtas , djathtas. Kjo lëvizje ndihmon që fëmija të ketë një trup të rregullt.

Ushtrimet e bëra pas moshës 1 vjeçare e më pas
Fëmijët fillojnë të ecin pas moshës 1 vjeçare dhe kjo përbën një ushtrim të rëndësishëm për ta. Por përsëri gjatë kësaj periudhe mund të përdorin lodrat për të vënë në punë grupe të caktuar muskujsh. Fëmija shtrihet në shpinë dhe duke u kapur nga kyçi i këmbës ngrihet lart ngadalë derisa të qëndrojë në boshllëk. Pasi qëndron pak i varur fëmija vendoset në vend dhe përsëritet e njëjta lëvizje. Të gjitha këta lëvizje bëhen mbi një mbështetëse të butë.

Shtrijeni fëmijën përmbys, vendosjani duart në tokë, kapeni prej gjunjëve dhe kërcirit dhe bindeni të ecë mbi duart e tij. Këta lëvizje mund të realizohen në një largësi të shkurtër duke i vendosur lodra përpara.

Komento