Freskohuni me pije të ngrohta

Freskohuni me pije të ngrohta

A e keni ditur se miliona indianë konsumojnë çaj të ngrohtë gjatë motit të ngrohtë, në mënyrë që gjatë këtyre ditëve të ngrohta të freskohen.

Ndoshta mund t’ju duket si çmenduri, por kjo ka kuptim. Në fakt, sidomos gjuha posedon shumë receptorë, të cilët janë përgjegjës për ta ndjerë nxehtësinë.

Kur të konsumoni diçka të ngrohtë, ushqim, apo pije, ata receptorë nervave ju dërgojnë sinjale, në mënyrë që truri ta kuptojë se përjashta bën vapë.

Kur truri ta ketë kuptuar se përjashta bën vapë, ai vë në lëvizje mekanizmat e trupit, sidomos djersitjen. E kur të konsumoni diçka të ngrohtë, trupi edhe më shumë provon që të ftohet.

Edhe një gjë interesante. Të njëjtin receptorë në gjuhë reagojnë edhe në gjërat pikante dhe mu për këtë arsye na duket se ajo është e nxehtë. Kjo edhe është arsye pse ushqimet pikante janë më të popullarizuara në viset ku mbretëron vapë e madhe, ngase shkaktojnë djersitje, duke aktivizuar shumë mekanizma në trup, të cilët e ulin temperaturën e trupit.

Komento