Frika tek fëmijët dhe pasojat

Frika tek fëmijët

Shpeshherë, prindërit përdorin metodat e frikësimit ndaj fëmijëve të vegjël për të arritur te qëllimet e tyre. Në rastet kur fëmija nuk fle, nuk ha, apo nuk i bindet prindërve, të rriturit menjëherë “strehohen” tek shprehjet e famshme të frikësimit për të sjellë në vend disiplinën.

Fjalë si “Fli shpejt se erdhi gogoli”, “xhaxhi polici do të të fusë në burg”, “xhaxhi doktori do të të bëjë gjilpërë”, janë shprehje të shpeshta që mund t’i kemi dëgjuar edhe ne kur kemi qenë të vegjël. Problemi kryesor sipas psikologëve, është se fëmijët jo rrallë mund të mbeten peng i këtyre frikërave duke u mbyllur në vetvete apo duke i përjetuar rëndë shumë situata normale.

Është 6 vjeç, i frikësuar dhe i turpshëm. Nuk të sheh në sy. Nuk e lëshon për asnjë çast dorën e së ëmës. I qëndron gjithnjë ngjitur, edhe në rrugë madje. Ndërsa në shtëpi kontrollon gjithë dhomat një nga një për ta gjetur atë. E kërkon derisa ta gjejë dhe kur e sheh vazhdon lojën. E thërras në dhomën time por ai nuk vjen dhe nuk flet. Në seancën e parë hyn bashkë me nënën. Në seancën e dytë mban dorën time, nuk e shohim fare nënën dhe vjen me mua.
– Vizato një njeri, – i them.

Nuk më shikon fare në sy. Në cep të fletës vizaton një njeri të vockël të përbërë nga tre pjesë.
– Çfarë po bën njeriu që ke vizatuar? – e pyes.
Nuk përgjigjet.
– Sa vjeç është?
– Gjashtë.
– A ka frikë?
– Po, ka frikë nga makinat.
Mendohem pak. Pse një fëmijë 6 vjeçar të ketë frikë nga makinat? Më duket e çuditshme.
– A je i sigurt? – e pyes përsëri.
Nervozohet dhe më përgjigjet: – Fëmijët e prapë i shtyp makina!
– Kush ta ka thënë këtë?
– Mami, – përgjigjet ai.
Tani e kuptova pse nuk ndahej nga nëna…

Sa të lehtë e kemi t’i frikësojmë fëmijët. Mund t’ia arrijmë qëllimit brenda një kohe të shkurtër. E përkundim në këmbë dhe fëmija nuk fle, atëherë përdoren fjalët “fli shpejt se po vjen gogoli”. Fëmija i mbyll sytë fort dhe dashur pa dashur fle. “Shiko, po vjen xhaxhi doktori të të bëjë gjilpërë, pastaj fëmija nuk ka dëshirë të shkojë tek doktori. “Xhaxhi polici do të të fusë në burg dhe më vonë fëmija ka frikë nga policët. Dhe më e keqja është se ndonjëherë i frikësojmë edhe me babain duke i thënë: “kur të vijë babi do t’ia them të gjitha…”

Frika tek fëmijët është natyrale dhe pjesë e një zhvillimi normal. Mundëson mbrojtjen e fëmijës nga rreziqet. Por fatkeqësisht duke e përdorur këtë frikë natyrale si një mjet disipline, e kthejmë atë në një fobi, dmth në një frikë të tepruar. Në të vërtetë kjo frikë e cila qetëson menjëherë nënat dhe baballarët vazhdon më pas me probleme që zgjasin për një kohë të gjatë dhe mërzisin më shumë prindërit. Fëmija 6 vjeçar kthehet në një fëmijë frikacak i cili nuk ndahet asnjëherë nga ju, nuk i beson ambientit përreth, çdo vend i duket i rrezikshëm dhe ka frikë nga të gjithë. Dhe fatkeqësisht e gjithë kjo frikë ndikon shumë në zemrën e vockël të tij.

Nga se kanë frikë fëmijët sipas moshave?
0-6 muajsh: zëri, zhurma , objektet që lëvizin shpejt
7-12 muajsh: njerëzit e panjohur
1-5 vjeç: ndarja nga nëna dha babai, errësira, kafshët, zërat e lartë, ndarja nga familja, era.
3-6 vjeç: fantazmat, përbindëshat, uji.
6-12 vjeç: hajduti, dënimi, plagosja, frika e mosarritjes së suksesit.

Mos e frikësoni fëmijën tuaj: Nëse mendoni se nuk mund ta edukoni fëmijën pa e frikësuar, atëherë këtë mund ta bëni me anë të metodave të drejta të disiplinës dhe me dashuri.

Qetësojini, flisni me to: Tregohuni të ndjeshëm dhe të duruar ndaj frikës e cila është normale për moshën e tyre, përpiquni ta kuptoni frikën e tyre. Mos harroni, një fëmijë i cili dëgjohet dhe mirëkuptohet qetësohet shumë shpejt. Dhe me kalimin e kohës do t’i kalojë dhe frika.

Asnjëherë mos e lini vetëm me objektin nga i cili frikësohet: kjo teknikë mund të jetë e vlefshme për të rriturit. Por tek fëmijët mund të hapë plagë të pashërueshme në të ardhmen. Mos e hidhni në pishinë fëmijën i cili ka frikë nga uji. Mos e lini vetëm në errësirë fëmijën që ka frikë nga errësira. Mos mendoni se do të mësohet. Ky veprim ndoshta bëhet shkak për thellimin e çrregullimit në sjellje( thithja e gishtit, ngrënia e thonjve, të lagurit natën etj).

Ndiqni një rrugë të përshkallëzuar: mësojeni fëmijën tuaj gradualisht me gjënë nga e cila ka frikë; fëmijës që ka frikë macen thuajini ta vizatojë atë, pastaj merrini një mace lojë, luani bashkë me të, përkëdheleni ju më parë, pastaj përkëdheleni bashke dhe ushqejeni.

Lërini hapësirë fëmijës të krijojë personalitetin e tij: mos i rrini shumë mbrapa dhe mos u shqetësoni shumë. Mos e mbani për dore fëmijën i cili ka dëshirë të ecë vetëm në rrugë por ndiqeni atë. Bëni të mundur shikimin e programeve televizive të përshtatshme me moshën. Mos e lini të shohë filma të cilët përmbajnë skena të dhunshme (qoftë edhe filma vizatimorë).

Tregohuni të kujdesshëm në krijimin e një ambienti të qetë në shtëpi: frika e fëmijës do të shtohet në një shtëpi ku përjetohen shpesh grindje dhe tensione të ndryshme familjare.

Mos tregoni shenja frike afër fëmijës: Sepse fëmija mund ta mësojë frikën nëpërmjet imitimit dhe shembullit që i jepet.

5 Comments

  1. pershendetje! kam vellain 6 vjec, eshte nje femije qe ka frike dhe nuk ndahet nga prinderit. duhet ta pranoj se i jan plotesuar deshirat pasi ka lindur mbas 14 vjeteve. te futem ne teme, mbas 4 muaj shkolle(pasi ai vazhdon klasen e pare) qan , nuk do te shkoje megjithese eshte shum inteligjent dhe meson mir. ju lutem me jepni ndonje keshille. faleminderit

  2. Kam proble. Me djal eshte frigacak nuk shkon as qerdhe as parashkollor eshte i marushem shum eshte i urt sa te gjith me re femijet nuk ka guxim me mbrojt veten ju lutem ni ndihm veq mi ja permend shkollen dridhet e kom pas te psikolog ja po ska by tu dridhet prej tutes i marushem shum qka te bej shum i lidht me mu

  3. E kam djalin 4 vjeq , eshte shum tip i marushem dhe frigacak e kom dergo qerdhe nuk ka nejt saq qe edukat orët me kan thir eja mere qete soju u dridhet as nuk hanke as nuk pike ekom dergo parashkollor mu shoqe ru nuk rin qan dridhet me ja permend shkollen e kom pas te psikolog ja ikan qit hunt gjek si e ka pa eshte i lidht me mua shumm nuk di qka te bej e pyes diqka nuk me pergjigjet ose eja te vizatojm. Nuk don qka te bej ni ndihm

  4. Edhe gishtat e kembes ka qef mi mbajt ne goj shum nuk di pse

  5. kam djalin 9 vjet shkoll nuk shkon vet duhet me qu edhe me marrninjo 2,3 e kan rraf do fmi nga 12 vjet pi ati kafillu te ket frig me doni shoq shon vet jo julutem me ndimoni disijam ni nene me zemer ju them ni kshill

Komento