Frutat që nuk duhet të mungojnë në tryezë tuaj

Frutat që nuk duhet të mungojnë në tryezë tuaj

Frutat që nuk duhet të mungojnë në tryezë tuajGjatë kësaj stine ne kemi mundësi të shumta për tu ushqyer me fruta të stinës dhe që janë shumë të shëndetshme. Disa nga frutat që kanë një rëndësi të veçantë për orgamnizmin janë;

Manat

Manat janë pasuri e vërtet për pasqyrën e gjakut dhe dobitë nga kjo frutë qëndrojnë në maje të listës në mes frutave të tjera malore. Janë të pasura me hekur, ushqejnë qelizat e kuqe të gjakut dhe parandalojnë aneminë. Në njëqind gramë ka rreth 1,85 miligramë hekur.

Lajthitë

Kanë përqindje të lartë të yndyrave mono-të pangopura të cilat janë të mira për uljen e kolesterinës. Studimi i para disa viteve ka dëshmuar që rreth 35 për qind të meshkujve të cilët kanë ngrënë rregullisht lajthi kanë reduktuar rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përveç që parandalojnë kolesterinën e rritur, janë të mira kundër aritmisë sepse përmbajnë acidet omega-3.

Shega

Shurupin e shegës është mirë ta pini sapo të ftoheni, sepse ka një mijë herë më shumë vitaminë C se portokajtë dhe limonët. Përveç vitaminës C është e pasur edhe me vitaminat D dhe E, si dhe kalcium dhe hekur, ka shpjeguar Sarah Wilson.

Boronicat

Antioksidantët antocianine, të cilat gjenden në boronica, janë të dobishme sepse ruajnë indin në sy dhe parandalojnë mjegullimin e shikimit, por edhe ruajnë enët e gjakut. Dihet që boronicat janë të mira kundër rritjes së tumoreve.

Komento