Frymëmarrja e rregullt eliminon problemet

Frymëmarrja e rregullt eliminon problemet

Njeriu në ditë merr frymë mesatarisht 22 mijë herë. Për fat të keq, shumica e njerëzve marrin frymë në mënyrë të gabuar e cila negativisht ndikon në shëndet.

Ekspertët tani konfirmojnë atë që shumë “mësues të popullit” dëshmonin me shekuj, se “njerëzit duhet të mësojnë të marrin frymë si duhet”.

Numri më i madh i njerëzve marrin frymë shumë “sipërfaqësisht” dhe jo thellë, ndërsa frymëmarrja e rregullt fillon nga barku, kalon nëpër mushkëri dhe në fund përfundon në gojë. Përkatësisht, ajrin më së miri është ta thithim nëpërmjet hundës, dhe derisa këtë e bëni, barku duhet t’u ngrihet.

Ajri më së miri është ta nxjerrim nga goja dhe jo nga hunda. Shumë hulumtime kanë konstatuar se frymëmarrja e rregullt e relakson trurin, zvogëlon ndikimin negativ të stresit, parandalon zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, dhe ndihmon në dobësim.

“Frymëmarrja është pa pagesë, por e fuqishme dhe e thjeshtë për t’u kryer. Njerëzit nuk mund të besojnë se sa shumë dobi mund t’i ketë jeta nga frymëmarrja e rregullt“, deklaroi dr. Herbert Benson nga Universiteti i Bostonit. Kolegët e tij dhe ai rekomandojnë ushtrime të cilat duhet t’i praktikoni çdo ditë së paku nga 10 minuta. Rezultatet do të jenë, siç thonë, të mira për shëndet dhe ndjenja e disponimit të mirë.

Sëmundjet e zemrës

Çdo ditë jemi të ekspozuar në ndikime të ndryshme të cila na
shqetësojnë në atë mënyrë që kontribuojnë në dëmtimin e shëndetit të zemrës dhe qarkullimit të drejt të gjakut.

Frymëmarrja e rregullt sjell deri te normalizimi i qarkullimit të gjakut dhe rregullon numrin e rrahjeve të zemrës në minutë. Nëse dëshironi që të qetësoheni dhe ta shkarkoni zemrën tuaj nga ngarkesat dhe frika, çdo ditë praktikoni ushtrime të frymëmarrjes me këmbë të kryqëzuara. Uluni në tokë në atë ashtuquajturin pozitën “lotus”.

Mbyllni sytë dhe me gishtërinj mbylleni vrimën e djathtë të hundës. Ajrin thitheni nga vrima e majtë për gjashtë sekonda. Pastaj me gishtërinj mbylleni vrimën e majtë dhe merrni frymë me atë të djathtën. Pastaj disa herë bëjeni këtë veprim. Bëjeni këtë për 10 minuta, përkatësisht derisa të ndiheni relaksim total.

Alergjitë

Njerëzit që kanë probleme me alergjitë e dinë se çfarë problemi i madh mund të jetë frymëmarrja e vështirësuar. Sinusët e mbyllur pamundësojnë frymëmarrjen normale, që sjell deri te kokëdhembja dhe nervozizmi. Kur keni këtë problem, atëherë vëmendje të posaçme duhet t’i kushtoni frymëmarrjes së duhur. Gjeni vendin në të cilin mund të uleni dhe nuk do të pengoheni.

Thellë thitheni ajrin nëpër hundë, dhe atë nëpër hapësirën e barkut, dhe kur ta nxirrni ajrin jashtë, përcilleni me tingull nga goja. Kjo hundës dhe sinuseve do t’i shkaktojë vibrime, por po ashtu edhe në hapësirën e gjoksit dhe kokës. Bëjeni këtë rreth 10 minuta dhe do të ndjeni lehtësim.

Komento