Gabimet e femrave në të tridhjetat

Gabimet e femrave në të tridhjetat

Në të njëzetat shpeshherë mendoni se si disa herë e keni gjetur dashurinë e vërtetë, por dashuria në të tridhjetat është krejt në një nivel tjetër.

Tash jo vetëm se mendoni nëse do të mund ta paguani këstin e kredisë, por nëse edhe mashkulli është materiali i duhur për t’u bërë baba i fëmijëve tuaj.

Kur është në pyetje dashuria, takimet, shëtitjet dhe seksi, që të gjithë bëjmë gabime. Disa gabojnë më shumë se disa të tjerë, e këto dy pyetje duhet t’ia parashtroni vetes tuaj, nëse jeni një femër në të tridhjetat dhe ende jeni të kërkim të dashurisë.

A i shmangni meshkujt paksa më të moshuar?

Derisa jemi në fazën e hershme të të tridhjetave, ende i kemi të freskëta kujtimet e meshkujve të hijshëm, me trup të bukur të moshës njëzetvjeçe. Po, meshkujt në atë moshë duken krijesë e bukur në aspektin fizik, por edhe ata më të moshuar i kanë përparësitë e veta, për të cilat nuk do të duhej t’i përjashtonit nga loja që në fillimin e saj. Askush nuk thotë që ta gjeni një “gjysh”, por do të duhej t’u jepnit përparësi meshkujve në të dyzetat. Para së gjithash, janë më të pjekur dhe më të matur se të rinjtë, po ashtu një zotëri në moshë ka më shumë përvojë në shtrat, kështu që kënaquni.

A jeni e vetëdijshme se sa e re jeni?
A mos e keni dëgjuar këtë edhe më parë? Të tridhjetat nuk janë të njëzetat. Po edhe nëse nuk janë, sot jeni më të reja se sa do të jeni ndonjëherë. Ndaloni të flisni rreth gjërave, të cilat ende nuk janë shfaqur, ngase jeta nuk është pas juve. Kur një lidhjeje i qaseni me paragjykimet se jeni të moshuar, atëherë energjia juaj nuk do të jetë pozitive, vetëm se do të stangoni. Ky është gabimi i parë që bëni para se të takoheni me dikë. Kush dëshiron që të jetë pranë një personi të tillë? Secili mashkull do të ju braktisë nëse nuk relaksoheni dhe nuk kënaqeni në rininë, të cilën e keni me veten tuaj. Tash është koha e duhur të kënaqeni.

Komento