Home » Uncategorized » Gabimet e shpeshta që bëjnë meshkujt në shtrat

Gabimet e shpeshta që bëjnë meshkujt në shtrat

krevetiDisa gabime gjatë seksit tolerohen. Emocion, hera e parë, vend i pa përshtatshëm, ditë e keqe, gjithë kjo mund të jetë lehtësues i rrethanave. Por problemi është kur të njëjtat gabime përsëriten. Në ato raste femrat ikin, ndërsa meshkujt pyeten ku kanë gabuar. Ja përgjigjet sipas seksologëve.

Mos merrni menjëherë aksion

Femra duhet të jetë vërtetë e emocionuar sepse ne të kundërtën çdo aksion më poshtë barkut s’do të jetë interesante, prandaj fokusohuni në tërë trupin, prej kokës deri te gishtat e këmbës, para se të arrini te finalja. Nuk ka rregulla sa duhet të zgjatë paraloja sepse mund të zgjatë tërë ditën, femrave u pëlqen kjo.

Gjejeni të famshmen pikën-G

E sapo përmendura pika G gjendet 5 centimetra në pjesën e përparshme të murit vaginal dhe ka madhësinë e një lajthie. Me stimulimin e saj arrihet orgazëm i thellë dhe i fortë, e cila ndonjëherë prodhon një lëng të cilin e prodhojnë femrat. Por rëndë është të përjetohet sepse edhe gjetja e pikës G është detyre e rëndë. Prandaj me durim dhe mos shpejtoni, kënaquni në eksplorimin e trupit dhe atë që e kërkoni – do ta gjeni në fund.

57435357Nuk janë gjithë femrat Porno Star

Shumë meshkuj presin që femrat të plotësojnë të gjithë fantazitë e tyre, ndërsa atë e kanë mësuar duke shikuar filma. Por, hej – fantazitë dhe pornoja janë larg realitetit. Të pritet prej femrës te sillet si porno-stare është thjeshtë e tepërt.

As meshkujt nuk duhet të duken si porno star

As për meshkujt nuk është e lehte, kur merret parasysh se aktorët në porno-filma janë aq te aftë. Por, për fat, shumë pak femra ëndërrojnë të jenë me një mashkull ë cili ka një armë të tillë mes këmbeve. Shumica janë të kënaqura me mesatare.

Një orgazëm shpesh nuk është mjaft

Përderisa meshkujve një u mjafton, femrave u duhen më shumë. Shumë prej tyre duan të përjetojnë edhe disa orgazma. Kjo nuk do të thotë se raundi i parë ka qenë ë keq, por thjeshtë është një dallim mes gjinive. Kështu që shtrëngoni dhëmbët dhe mundësoni kënaqësi më të shpeshtë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress