Gabimet që bëjmë në borë dhe gjatë të ftohtit

Gabimet që bëjmë në borë dhe gjatë të ftohtit

Morthi dhe ftohjet janë gjendje serioze, pasojat negative mund të parandalohen nëse i zbuloni me kohë dhe merrni hapat e duhur të mbrojtjes. është shumë me rëndësi që me kohë t’i dalloni ndryshimet në lëkurë që vijnë si pasojë e të ftohtit.

Morthit janë dëmtime akute të lëkurës dhe të indit nënlëkurë që vijnë si pasojë e të ftohtit.

Dëmtimet vijnë si pasojë e qëndrimit të gjatë në temperature ekstreme të ftohta. Zakonisht preken pjesët periferike të trupit: hunda, veshtë, gishtërinjtë, duart dhe thembrat. Lëkura e morthit është e fortë në prekje, është më e verdhë, e ftohtë dhe në atë pjesë nuk keni ndjenja. Në rastet më të këqija mund të shfaqet edhe gangrena dhe dëmtimet e rënda të indit në muskuj, nerva, e madje edhe në eshtra.

Shpejtësia me të cilën zhvillohen morthit varet nga temperaturat, era ndikon mjaft, shtypja e lagështisë së ajrit. Simptomat e hipotermisë përfshijnë gërhitjen, forcimi apo ngurtësimi I muskujve, fryrja e fytyrës, përqendrimi I dobët dhe shkalla e ulët e vetëdijes.

Çfarë duhet bërë në rast të shfaqjes së mortheve dhe hipotermisë?

1.Personin e sëmurë e dërgoni në dhomë të ngrohtë dhe i zhvishni rrobat e ngushta.

2.Nëse këmbët janë vërshuar nga morthet, ecja nuk preferohet. Pasi të jetë shtritë, këmbët t’ia ngrini lart.

3.Mos i fusni duart apo këmbët në borë, por edhe mos i fusni në ujë të ngrohtë. Kështu, vetëm do ta përkeqësoni gjendjen.

4.Së pari personi e ngrohni nga brenda, me çaj apo ujë të ngrohtë. Tempe­ra­turën e trupit ta ngrini gradualisht, deri të arrini 40 gradë të celsiusit.

Komento