Gabimet që i bëni gjatë vjeshtës dhe dimrit

5

Përderisa viruset e ndryshme janë të pranishëm kudo në stinën më të ftohtë të vitit, gjëja e fundit që dëshironi është që të keni një sistem imun të dobët. Megjithatë, ka disa gabime që ne të gjithë i bëjmë pa qëllim, por që sigurisht nuk do të duhej t’i bënim, veçanërisht jo në dimër.

5

– Mbështeteni në vitaminën C: Shumica e njerëzve e bazojnë në agrume furnizimin shtesë me vitaminë C, që rrjedhimisht i blejnë në supermarkete apo në treg të gjelbër. Megjithatë, ekspertët thonë se hulumtimet që janë kryer gjatë 70 vjetëve të fundit rezultuan në atë se vitamina C nuk largon simptomat e ftohjes dhe as nuk e shkurton kohën e sëmundjes. Sipas tyre, nuk ia vlen të marrim sasi shtesë të vitaminës C sepse trupat tanë patjetër do të marrin vetëm sasinë e nevojshme. Nga ana tjetër, shtesat e zinkut ndjeshëm shërojnë trupin dhe e mbrojnë më tej kundër viruseve dhe baktereve.

– Nuk pini ujë të mjaftueshëm: Në dimër nuk e ndieni etjen si në stinën e verës, prandaj shpesh ndodh që të mos merrni lëngje të mjaftueshme. Trupi i njeriut ka nevojë për të paktën dy litra lëngje në ditë. Sigurisht mund të pini edhe çaj dhe kafe, por të jeni të kujdesshëm të mos e teproni me kafeinë.

– I thani rrobat në shtëpi: Kur i thani rrobat tuaja në shtëpi lirohen materiale të rrezikshme të tilla si: acetaldehide dhe beznenë. Prandaj, në qoftë se nuk keni kushte të thani rrobat tuaja jashtë, sigurohuni që rregullisht të ajrosni ambientin e brendshëm. Përndryshe, edhe njerëzit të cilët nuk kanë probleme me astmë dhe alergji do të kenë disa simptoma të tilla, si dhimbje koke dhe skuqje të syve.

Komento