Gati për të mësuar?

Gati për të mësuar?

Kur vjen puna për të mësuar diçka të re ose për të larguar një huq, fëmijët ndjekin një kalendar komplet të tyrin.

Shumë prindër mendojnë se mos po bëjnë ndonjë gabim, ose që fëmija ka probleme serioze nëse ai ose ajo nuk i ka mësuar disa gjëra deri në një farë moshe. Këshillimet mund të jenë kontradiktore ndërsa ankthi i madh. Ja disa të vërteta:

Zhvillimi

Shumë nëna dhe baballarë mund të pyesin veten se kur është koha e përshtatshme për t’i mësuar fëmijës zakonet e tualetit (wc). Përgjigja qëndron në aftësinë e zhvillimit që fëmija juaj ka, gjë që zakonisht nuk vare nga mosha. Fëmijë të së njëjtës moshë nuk kanë gjithmonë të njëjtin nivel aftësish. Le të marrim për shembull dy fëmijë 3 vjeç. Njëri mund të jetë në gjendje të qëndrojnë me një këmbë kurse tjetri bie pas çdo tentative. Një fëmijë zhvillohet sipas një itinerari të vet. Disa ecin shpejt ndërsa të tjerë e marrin më shtruar. Para se të fillosh me zakonet e tualetit, bëji vete disa pyetje të thjeshta:

A mundet fëmija im ta kuptojë se kur i duhet të përdorë tualetin dhe a mund të ma shpjegojë mua pse i duhet ta përdorë?
A di fëmija im të mbyllë zinxhirin, të mbërthejë kopsat, të puthitë butonat dhe të vishet e të zhvishet?
A e shikon fëmija im pozitivisht mësimin e zakoneve të tualetit dhe a është ai në gjendje ta kontrollojë jashtëqitjen.
A mundet fëmija im të shqiptojë fjalën “oturak” ose “banjë” në një fjali të thjeshtë që unë të mund ta kuptojë se natyra po bën punën e vet?

Nëse përgjigja e këtyre pyetjeve është “Jo”, atëherë ndalo! Duhet ta marrësh më shtruar dhe t’i japësh fëmijës tënd më shumë kohë për t’u zhvilluar në këto fusha. Kjo mbase nuk është përgjigja që prisje, por po u nxitove mund të ketë probleme në të ardhmen.

Çfarë mund të presësh. Ajo që mund të presësh nga një fëmijë shkon paralel me aftësinë e zhvillimit. Bëji vete këto pyetje:

A e kam mësuar dhe praktikuar fëmijën tim që më përpara për gjërat që unë dua që ai/ajo të bëjë?
A e kam parë shpesh të bëjë gjëra që i kam kërkuar me pak ose aspak ndihmë nga unë?
A jam treguar modeli i përshtatshëm që fëmija im duhet të ndjekë?
A është fëmija gati që t’i bëjë ato që unë ia kërkoj?

Nëse pyetjet janë “Po”, atëherë është koha e përshtatshme për t’u marrë me mësimin zakoneve të tualetit.

Komento