Gënjeshtrat që burrat u thonë femrave

genjeshtra tek meshkujt

Gënjeshtrat nganjëherë janë të nevojshme, vetëm për të ngacmuar partnerën dhe për të gjallëruar pak lidhjen. Por ka ndryshime thelbësore ndërmjet gënjeshtrave që thonë meshkujt dhe gënjeshtrat që thonë femrat. Zakonisht femrat kanë prirjen të gënjejnë vetëm për të bërë personin tjetër të ndjehet mirë; Gatimi yt është shumë i shijshëm, më pelqen shumë. (Kur ajo nuk e pelqen aspak atë)

Ndërsa në brendësinë e gënjeshtrave të meshkujve fshihet egoja mashkullore. Meshkujt gënjejnë për t’u ndjerë më superior, për të fshehur gjëra, për t’u bërë edhe më shumë interesant. Prandaj dhe femrat duhet të dinë tipin e gënjeshtrave që bëjnë partnerët e tyre në mënyrë që të dinë se kur duhet të bëjnë reagimin ndaj partnerëve, dhe kur duhet t’a pranojnë gënjeshtren e tyre.

U diplomova si nxënësi më i mirë i klases.

Ky është rasti klasik i gënjeshtres ku meshkujt dëshirojnë të dalin në rastin superior për të befasuar femrat. Nëse gënjeshtra vazhdon deri në martesë, atëherë do zbulohet së shpejti. Meshkujt e kanë të vështirë të pranojnë dështimin e tyre, prandaj dhe femra duhet të kuptojë se sa e rëndësishme është kjo për partnerin e saj. Një mashkull i cili nuk është i aftë të pranoj mos suksesët e tijë, më vonë do të fajsojë partnerën për mos funksionimin e lidhjës së tyre.

Më pelqen ambienti yt. Gënjeshtra e duhur për të bërë partneren tuaj që të bjerë në dashuri. Komplimenti. Ti je kuzhiniere më e mirë se mamaja ime, një kompliment të cilin çdo femer e adhuron. Ndërsa gënjeshtrat me ego mashkullore sinjalizojnë probleme të rënda në një marrdhënie, të cilat shumë shpejt mund të shkaktojnë ndarjen në çift. Nëse një mashkull thotë që e vlersoj punën që bën partnerja ime, por nuk më duket dhe aq domëthënëse, atëherë kjo do të thotë që ai është i pakënaqur nga diçka, kujdesi familjar, ndaj fëmijëve ose partnerit.

Shpirt je më e mira.

Gënjeshtra që funksionon më së miri ka të bëjë me marrdhënien seksuale. Ndoshta sepse kjo është pjesa më e ndjeshme tek femrat. Në fakt në këto momentë meshkujt kanë më shumë prirje të gënjejnë. Fakti kryesor që e bën një mashkull të ndërmarrë vendime serioze në një marrdhënie është bukuria dhe seksualiteti. Dhe nëse një mashkull ka probleme ose ndrydhet në mardhënie femra duhet t’a bëjë atë të shprehet. Nuk mund të të marr në telefon sepse nuk e di ku do të jem. Këto janë gënjeshtra të hidhura të cilat tregojnë që një marrdhënies i ka ardhur fundi, dashuria është venitur.

Komento