Home » Ushqim » Gështenja për jetë të shëndoshë

Gështenja për jetë të shëndoshë

Gështenja është frut i shëndetshëm me të mira të dyfishta që e mbrojnë shëndetin e njeriut.

Ka vlerë të madhe kalorike dhe energjitike dhe rekomandohet si shtesë në ushqimin e fëmijëve, tek të rriturit dhe për të gjithë personat që kanë punë të mundimshme fizike dhe intelektuale.

Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhëmbët dhe kockat, kurse gështenja e butë është e mirë për sistemin nervor.

Për dallim prej arrave dhe bajameve, gështenja përmban nivel më të ulët të yndyrave dhe është i vetmi i këtij grupi që përmban vitaminën C. Gështenja përmban edhe shumë minerale, si kalium, fosfor, kalcium, magnez dhe hekur.

Gjithashtu, përmban vitamina të grupit B, si edhe vitaminat e A i C. Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, ndihmon gjatë mjekimit të sëmundjeve të veshkave dhe të gjakut. Hahet kur është e pjekur, kurse që të zjehet më lehtë duhet të anashkalohet kombinimi me ushqim tjetër.

Gështenja e zierë ka shumë përbërje minerale, ndërsa gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjitike, proteina, si dhe dyfish karbohidrate . Kurse gështenja e egër, përkatësisht fruti dhe lëvozhga e saj kanë zbatim të gjerë në mjekësinë alternative.

Ai përdoret për mjekim të reumatizmës, përdoret si diuretik, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Sidomos përdoret edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të saj qetësuese mbi organizmin.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress