Gjaku i të rinjve ripërtërin trurin e të moshuarve

Gjaku i të rinjve ripërtërin trurin e të moshuarve

Edhe pse ndoshta tingëllon si një skenë filmi, gjaku i njerëzve të rinj përtërin trurin e personave të moshuar, të paktën kur janë në pyetje minjtë.

Në fakt, eksperimentet kanë treguar se kur minjve të vjetër në gjakrrjedhje u injektohet gjaku i minjve më të rinj, lidhjet midis qelizave ripërtërihen dhe përmirësohet kujtesa.

Terapia është aq efikase saqë minjtë 18 muajsh arrijnë të njëjtat rezultate, sikurse edhe ata që ishin vetëm katër muaj të vjetër. Minjtë zakonisht jetojnë midis 18 muaj dhe dy vjet.

Nëse vërtetohet se kjo terapi është e sigurt të aplikohet edhe tek njerëzit, do të mund të përdorej në ngadalësimin e plakjes. Terapi të ngjashme do të mund të parandalonin edhe sëmundjet si ajo e Alchaimerit. “A mendoj se hedhja e gjakut të ri në gjakrrjedhje mund të ketë ndikim në tru? Çdo moment e më shumë mendoj se po.

Ky nuk është kurrfarë ilaçi që mund të ketë efekte të dëmshme anësore. Është vetëm gjak. Në pyetje është vetëm një transfuzion”, thotë udhëheqësi i hulumtimeve, Sol Villeda.

Komento