Gjashtë gabimet në grindjet bashkëshortore

Gjashtë gabimet në grindjet bashkëshortore

Një nga veçoritë dalluese të martesave të suksesshme nga ato të dështuarat është aftësia e të debatuarit dhe grindjes. Në të vërtetë martesa është eksperimenti i parë i vërtetë social.

Hapat që ndërmerrni në fushën e socializimit në lagje, shkollë apo punë nuk janë të njëjtë me hapat e martesës. Sepse para martesës me njerëzit me të cilët diskutonit apo kishit ndonjë mosmarrëveshje vendosnit një distancë ose përpiqeshit të vazhdonit marrëdhëniet duke marrë frymë thellë dhe duke menduar për çështjet rreth të cilave kishit të njëjtin mendim.

Por, qëkur jeta juaj kaloi shiritin e martesës, metoda e ruajtjes së marrëdhënieve dështoi. Kur grindeni apo diskutoni me bashkëshorten nuk mund të veproni si në rastet tjera dhe ta largoni menjëherë nga jeta juaj.

Në këtë mënyrë ju mbetet të vendosni një distancë me martesën tuaj dhe të jetoni si një beqar ndërkohë që identifikoheni si i martuar. Ose do të përpiqeni të qëndroni nën çatinë artificiale të mbrojtur nga çështjet të cilat nuk shkaktojnë diskutime duke marrë frymë thellë, por edhe kjo metodë do të dëmtojë më shumë martesën tuaj.

Është sikur të ecësh vazhdimisht në buzë të humnerës, të frikësuar nëse ndonjë nga çështjet e përfolura mund t’ju shtyjë drejt saj; kjo lloj frike do ta bëjë martesën tuaj si një vartëse ndaj adrenalinës së tensionuar. Atëherë duhet të tregoheni të shkathët dhe … të grindeni! Shmangia e grindjes dhe mbyllja në vetvete në martesat e dështuara dhe jo të lumtura sjell humbje të personalitetit dhe në çdo grindje, dhimbje dhe plagë edhe më të mëdha shpirtërore. Ndërsa në martesat e lumtura ka “debate të suksesshme”.

Alfabeti i debatit (grindjes) të suksesshëm!

1. Llogariteni mirë kohën! Mos flisni me bashkëshortin rreth temës për të cilën grindeni në momentin e grindjes. Prisni pak sa të qetësohen gjakrat. Ritmi i rrahjeve të zemrës te meshkujt është 72 ndërsa tek femrat 82. Por mos u besoni shumë këtyre shifrave, zemra mund të rrahë 30 herë brenda një sekonde. Nëse kalon 100 plas adrenalina, muskujt tkurren dhe shfaqen vështirësi në frymëmarrje. Thoni sa të doni “ta them dhe një herë, ta shpjegoj dhe një herë”, do të gënjeni. Përkundrazi në një debat, diskutim të suksesshëm tensioni nuk e kalon 100 gjatë gjithë diskutimit.

2. Gjeni vendin e duhur! Mos flisni me bashkëshortin nëse jen