Gjashtë mënyra për ta ulur shtypjen e gjakut

Shtypja Gjakut

Shtypja GjakutNga shtypja e lartë e gjakut vuajnë pothuajse 1/3 e njerëzve të moshuar në shtetet në zhvillim. Një studim më i ri amerikan konstatoi se me ndryshimet e caktuara të mënyrës së jetës mund t’i iket shtypjes së lartë të gjakut, e me vetë këtë edhe të zvogëlohet mundësia nga sulmi në zemër apo tru.

Ekspertët nga Boston’s Brigham, Women’s Hospital dhe Hardvard Medical School të udhëhequr me dr. John Forman vendosën të përcjellin rrezikun nga hipertensioni duke përcjellë shprehitë e 84 mijë gra të cilat kanë pasur shtypje normale të gjakut në fillim të studimit.

Është konstatuar se ato gra në periudhë prej 14 vjetësh me shprehitë e gjashtë mënyrave të jetës kanë zvogëluar rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut për 80 për qind.

Gjashtë rregullat për uljen e shtypjes së gjakut:

– mbajta e peshës normale të trupit

– ushtrimet fizike

– ushqimi i shëndetshëm

– konsumim i matur i alkoolit

– mospërdorimi i panevojshëm i ilaçeve

– përdorimi i zëvendësuesve për acid folik

“Nëse i përmbaheni vetëm një prej këtyre gjashtë rregullave, mund të zvogëloni rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut. Megjithatë nëse iu përmbaheni më shumë se një prej rregullave, rreziku do të jetë gjithnjë më i vogël”, shpjegon dr. Forman. Shprehitë e shëndosha të jetës janë të efektshme edhe tek njerëzit në familjes e të cilëve janë vërejtur rastet me shtypje të lartë të gjakut, ndërsa studimi konstatoi se faktori më i rëndësishëm është mbajtja normale e peshë.

Sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru janë vrasës botëror numër një, duke shkathuar 17,5 miliona vdekje në vit- prej të cilëve 80 për qind bien në shtetet e varfra, të mesme apo të zhvilluara. Lajmi i mirë është se sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru në masë të madhe mund të parandalohen nëse hiqen agjentet kryesorë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare , siç janë pirja e duhanit, shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli dhe sheqeri në gjak, konsumimi i dobët i pemëve dhe perimeve, pesha dhe trashësia si dhe aktiviteti i dobët fizik.