Gjashtë mënyra si të vendosni shallin (Foto)

Shalli është një nga aksesorët më të përdorur në stinët vjeshtë-dimër.

Përveç se ju mban ngrohtë, ai ju bën të dukeni më në modë dhe i shton gjallëri veshjes suaj. Ja çfarë sygjerojnë stilistët më të mirë botëror për vendosjen e shajeve në sezonin vjeshtë-dimër 2016.

Vendosja si karvatë ose si gjerdan: do t’ju bëjë të dukeni më femërore dhe sensuale.

sh2

Në formë bluze me rrip në mes: përveç se ju mban ngrohtë do të dukeni dhe më moderne.

sh3

Shall me printe të ndryshme: shtojini veshjes neutrale një shall me printe që bëjnë diferencën.

sh4

Shtoni pak ngjyra: një veshje të zezë, blu apo gri shtojini pak gjallëri me një shall shumëngjyrësh që ju mban ngrohtë dhe ju tregon bukur.

sh5

Shall me qime të buta: është tendenca e sezonit vjeshtë-dimër 2016, ju mban ngrohtë dhe ju bën më të veçantë.

sh6

Vendoseni rreth çantës: mos e kufizoni stilin duke e vendosur shallin vetëm në qafë, ai mund të vendoset edhe rreth çantës.

sh1

Komento