Gjatë fundjavës nuk duhet të flemë më gjatë

Gjatë fundjavës nuk duhet të flemë më gjatë

Shumica e njerëzve, pas një jave të lodhshme, mezi presin fundjavën për të fjetur ndonjë orë më gjatë, mirëpo ekspertët na bindin se kjo është një shprehi e gabuar, sepse kjo vetëm sa shton lodhjen.

Përkundër mendimit se po çlodhemi, ekspertët mendojnë se është krejt gabim të provohet të qëndrohet më gjatë të shtunës dhe të dielës për ta kompensuar gjumin, sepse në këtë mënyrë vetëm sa forcojmë ndjenjën lodhjes dhe të pagjumësisë dhe kështu të hënën do ta kemi shumë më të vështirë të zgjohemi në mëngjes.

Ekipi i ekspertëve në Teksasi ka zbuluar se kjo vetëm sa çrregullon orën e brendshme që na tregon se kur është koha për gjumë, për ushqim apo për t’u zgjuar për t’i kryer aktivitetet e tjera trupore.

Ky ritëm, i cili përsëritet për çdo 24 orë, çrregullohet nëse provojmë ta rivendosim ciklin “normal” të gjumit. Rrotullimi nëpër shtrat gjatë të shtunës dhe të dielës nuk është mënyrë efikase për ta larguar lodhjen që është grumbulluar gjatë gjithë javës.

Komento