Gjendet ilaçi për obezitetin

Gjendet ilaçi për obezitetin

Gjendet ilaçi për obezitetinNjë ilaç që përdoret nga diabetikët dhe që përftohet nga një kimikat, i gjendur në pështymën e një hardhuce helmuese, mund të jetë arma më e re në luftën kundër obezitetit.

Medikamenti “Byetta” është përdorur që prej vitit 2005 në SHBA, për trajtimin e diabetit të Tip 2. Përbërësi aktiv i këtij ilaçi merret nga pështyma e “monstrës Gila”, një hardhucë që rritet deri në 60 centimetra.

Ky ilaç stimulon sekrecionet e insulinës, përgjegjëse të qarkullimit të lartë të sheqerit në gjak dhe pengon glukagonin, hormon që ndihmon në rritjen e sheqerit në gjak.

Në 2012, studime tek kafshët sugjeruan se medikamenti mund të frenonte gjithashtu oreksin dhe më pas, një studim tek njerëzit tregoi se 194 pacientë mbi peshë apo obezë me diabet të tipit 2, që përdornin “Byetta” humbën mesatarisht 3 kilogramë përgjatë 24 javëve. Kur ky ilaç u provua tek njerëzit me sasi normale sheqeri në gjak, ata ranë gjithashtu në peshë.

Ndonëse ky medikament nuk tregtohet për rënien në peshë, duke folur për “DailyMail”, një ekspert tha se po jepet gjerësisht nga mjekët për personat mbi peshë, ndonëse është ende i pa miratuar.

Komento