Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë

Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë

Grupi i shkencëtarëve francezë ka identifikuar katër gjene të reja, të cilat kanë ndikim në zhvillimin e kancerit të mëlçisë, kanë njoftuar mediet në këtë shtet.

Bëhet fjalë për gjenet ‘ARID1A’, ‘RPS6KA3’, ‘IRF2’ dhe ‘NFE2L2’, të cilët ka gjasa të kenë ndikim në procese të rëndësishme, pasojë e të cilëve është krijimi i tumorit në mëlçi. Ky zbulim ka ardhur pas një projekti të madh të ‘ICGC’-së (International Cancer Genome Consortium) të filluar në vitin 2009.

Projekti është filluar në mënyrë që të kryhej analiza e tumoreve gjenome të disa mijëra pacientëve në mënyrë që të kuptohej më mirë ndikimi i ndryshimeve gjenetike (mutacioneve) në zhvillimin e tyre dhe atë për rreth 50 lloje të ndryshme të kancerit.

Shkencëtarët, megjithatë, kanë thënë se është e nevojshme që të kryhen hulumtime të mëtutjeshme në mënyrë që në të ardhmen të përdoren ilaçe të reja kundër ndryshimeve gjenetike dhe për të përmirësuar shërimin e pacientëve duke u drejtuar në anomalitë gjenome të identifikimit në tumorin e tyre.

Komento