Gjeniu i make up-it

Gjeniu i make up-it

Billy B. nuk është një “make up artist” i zakonshëm. Është artisti, gjeniu, personazhi që ka transformuar me qindra personazhe të famshme sa herë që dalin në ekran

Billy B. nuk është një “make up artist” i zakonshëm. Është artisti, gjeniu, njeriu që ka transformuar me qindra personazhe të famshme sa herë që dalin në ekran.

Mes tyre edhe Stefani Joanne Angelina Germanotta ose ndryshe Lady Gaga, e njohur për makijazhin e saj ekstrem, ekstravagante dhe të paparë ndonjëherë.

Është ai që është kujdesur për makijazhin e shumë videove të saj nga “Telephone” te “Bad Romance”, nga “Born This Way” te “Videophone” apo edhe disa nga pjesëmarrjet e saj në Tapetin e Kuq.

Për tre vjet, për aq sa ka zgjatur bashkëpunimi i tyre profesional, nga kreativiteti i Billy B. ka dalë maksimumi i asaj që mendja e njeriut mund të imagjinojë.

Kur e takon Billy B., në “The Make Up Show” në Berlin, gjëja e parë që thotë është se nuk dëshiron të kujtohet ose përmendet vetëm si “make up artist” i të famshmëve, ndërsa ai është aty për të treguar sekretet e zanatit.

Billy B. është shumë i sjellshëm, u përgjigjet të gjitha kurioziteteve dhe pastaj nis menjëherë punën. Në më pak se gjysmë ore mund transformojë fytyrën e një modeleje në një vepër të vërtetë arti: një lojë që ai e quan “sixties eyes”, ku qerpikët fals janë protagonistë. “Janë të vetmit që i dua me çdo kusht në punën time. Nuk mund të bëj dot asgjë pa ta.

Më duket syri i paplotësuar”, tregon. Billi është një djalosh i ardhur në Nju Jork nga një vend i Misisipit. Ai e ka mësuar vetë këtë profesion i udhëhequr nga pasioni dhe dëshira për të mësuar, aq sa përfundoi në librin e famshëm “Kevyn Aucoin Making Faces”, d.m.th. mes emrave të “make up” artistëve më të famshëm të botës. “Nuk kam bërë kurrë kurse apo shkollë.

Jam autodidakt. Ja sesi ndodhi. Unë gënjeva për të marrë një punë në ‘Macy’s Herald Square’. Macy’s hapi një dyqan me produkte kozmetike. Kisha nevojë të paguaja qiranë, kështu vetë mësova si të bëjë ‘make up’-in për të mbajtur punën. Nuk e kam idenë se si ndodhi më pas, por që atëherë u bëra një ‘make up artist’”.

Por fama e këtij personazhi të veçantë u vulos kur ai nisi të kuronte makijazhin e divave të kalibrit të Sharon Stone, Cindy Crawford, Beyoncé, Britney Spears, Gwen Stefani, Tina Turner, Anastacia dhe Geri Halliwell.

Billy Brasfield, gjeniu i make up-it dhe aktorja shqiptare Eliza Dushku

Me pak fjalë, Billi për gratë e famshme di shumë. Po cili është sekreti i