Gjëra që duhen bërë para se të ngjyrosni flokët

Gjëra që duhen bërë para se të ngjyrosni flokët

Gjëra që duhen bërë para se të ngjyrosni flokëtNgjyra e flokëve mund të ketë një ndikim të madh në ju, por para se të ngjyrosni flokët ju duhet të kaloni nëpër disa hapa në mënyrë që të jeni e bindur se rezultati do të jetë ai i dëshiruari.

Pyesni veten pse?
Para së gjithash, mundohuni të zbuloni se çka është duke ju bërë të dëshironi të ndërroni ngjyrën tuaj të flokëve. A është dëshira për një pamje të re? A është dëshira për një ndryshim në jetën tuaj? Çfarë ngjyre keni zgjedhur dhe pse? Ky proces i të menduarit do t’jua bëjë më të qartë arsyen e vërtetë të dëshirës suaj të papritur.

Zgjidhni një ngjyrë!
Kjo është diçka e domosdoshme dhe e ditur. Megjithatë ka shumë ngjyra dhe tene të ndryshme të njëjtës ngjyrë, kështu që procesi i zgjedhjes së njërës nga to mund të jetë mjaft i komplikuar. Mundohuni ta përshtatni atë me ngjyrën e syve dhe me tenin e lëkurës suaj.

Bëni hulumtime!
Kërkoni fotografi të ndonjë aktoreje që ka një ten të përafërt të lëkurës me ju dhe shikoni se çfarë ngjyre të flokëve ka zgjedhur ajo. Kështu mund ta vëreni më së miri nëse do të ju përshtatet edhe juve.

Zgjidhni ngjyrën më të hapur!
Një gjë është e sigurt: ngjyra nuk do të duket në flokët tuaj aspak si thuhet në përshkrimin e ambalazhit të saj. Varësisht nga ngjyra e juaj natyrale, apo ajo që keni pasur në fillim, ngjyra e re gjithnjë do të rezultojë më e mbyllur se që është në fakt. Prandaj preferohet që të kërkoni një ngjyrë më të hapur në mënyrë që rezultati të jetë sa më i mirë. Gjithnjë blini më shumë ngjyrë se që ju duhet!

Komento