Gjërat, të cilat nuk duam t’i dëgjojmë në fund të takimit

Gjërat, të cilat nuk duam t’i dëgjojmë në fund të takimit

Gjërat, të cilat nuk duam t’i dëgjojmë në fund të takimitTakimi ideal përfundon me puthje, ai më pak ideal me një bisedë simpatike, kurse ai ters me disa fjali tepër të pakëndshme.

Ja cilat janë ato fjali:

Pata nderin
Nëse ndokush na thotë “pata nderin të rrija me ju”, duket se nuk dëshiron të shihet më me ju. Nëse pas kësaj pason përshëndetja me shtrëngim duarsh, atëherë prognoza është shumë e keqe.

E kam numrin tënd, prandaj…
… prit që të të thërras, e kjo nuk do të ndodhë kurrë edhe pse “pata nderin”. Me këtë ai na bën me dije që të mos gabojmë e ta thërrasim.

Paç fat!
Me dikë tjetër! Kjo fjali tregon se ai nuk planifikon që të shihet më me ju. Meshkujt nuk bëjnë shaka me fjalë të këtilla.

Tash për tash jam i zënë, por do të të thërras
Nëse me të vërtetë i pëlqen, ai do të gjejë kohë për ju. E, nëse nuk di si të nxirret, atëherë do ta përdorë këtë frazë. Meshkujt gjithmonë gjejnë kohë për femrat që u pëlqejnë.

Kam të dashur tanimë
Edhe kjo mund të ndodhë! Mashkulli, i cili ka të dashur, por që del me femrat e tjera, sa për t’ia ledhatuar vetes egon. Këta janë meshkujt më të këqij.

Burimi: Telegrafi.com

Komento