Gjidhënia ndihmon nënat të kenë një trup më vital

Gjidhënia ndihmon nënat të kenë një trup më vital

Dobitë që vijnë nga gjidhënia për foshnjat janë të panumërta dhe mirë të njohura, por hulumtuesit janë duke zbuluar edhe më shumë sa i përket gjidhënies, të cilat gjithashtu në masë të madhe do të lehtësonin shëndetin e nënave.

Në fakt, studimet e fundit rreth kësaj teme kanë arritur të zbulojnë se femrat të cilat ushqejnë foshnjat e tyre me anë të gjirit reduktojnë në masë shumë të madhe peshën e trupit, e sidomos të barkut.

Studimet e fundit nga organizata amerikane mbi shëndetin e zemrës, gjatë konferencës që ishte mbajtur në San Francisko për shëndetin kardiovaskular, kishin zbuluar se femrat e moshës së mesme, të cilat fëmijët e tyre i kishin ushqyer me gji, mesatarisht kanë bel më të hollë për 6.5 centimetra, në krahasim me femrat e tjera të cilat kurrë nuk e kishin bërë një gjë të tillë.

Sipas autorit të këtyre studimeve,  Kendis Meklur, profesor në universitetin e Pitsburgut, kishte theksuar se barku është vendi më i shëndetshëm për një femër për të shtuar peshën-trashjen e saj. Duke u bazuar në Departamentit i shëndetësisë për burime njerëzore të Shteteve të Bashkuara, ushqimi me gjidhënie nga nënat ka shumë dobi sa i përket shëndetit të nënës dhe mbron nga  një mori sëmundjesh, si infeksioni i veshit, astma, probleme me stomak, problemet me frymëmarrje, alergjitë e lëkurës, diabetin, si dhe vdekjen e papritur të foshnjës, e cila njihet edhe me emrin SIDS.

Te nënat hulumtimet kishin zbuluar se rreziku është shumë më i vogël për ato që vuajnë nga diabeti tipi 2, kaceri i gjirit, kanceri ovarial si dhe depresione të ndryshme.  Po ashtu ishte konstatuar se femrat që fëmijët e tyre i ushqejnë me gjidhënie janë më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, si dhe të faktorëve të tjerë përcjellës, siç është diabeti dhe sindromat metabolike. Po ashtu, përpos se gjidhënia është e dobishme për foshnjën, ajo ndihmon nënën edhe në humbjen e peshës.

Pesha e tepruar paraqet një rrezik permanent për sëmundjet e zemrës. Për të kuptuar ndikim e gjidhënies,  Meklure dhe kolegët e tij kishin kryer hulumtime në 351 femra, prej vitit 2001 deri në vitin 2003. Në fillim të studimeve femrat mesatarisht të moshës 51 vjeçe që mesatarisht kishin nga dy fëmijë, hera e fundit që kishin lindur mesatarisht ishte para 19 vjetëve. Në grup ishin përfshirë 43 % femra të zeza dhe 57% femra të bardha, 84% prej tyre kishin të kryer shkollimin e lartë ose më shumë.

Kur ndahen në grupe, 29% kurrë nuk kishin ushqyer me gjidhënie, 29% nuk ishin të qëndrueshme gjatë gji dhënies, më pak se tre muaj për çdo fëmijë dhe 42% në mënyrë të qëndrueshme kishin ushqyer fëmijët me gji dhënie. Kur bëhen disa përmbledhje femrat të cilat kurrë nuk kishin ushqyer foshnjat me gji dhënie, kishin probleme  me mbi peshën, e po ashtu edhe probleme shëndetësore, ndërsa femrat të cilat kishin ushqyer foshnjat me gjidhënie trupin e kishin më vital dhe shëndeti i tyre dhe i foshnjës ishte më i qëndrueshëm.

Komento