Gjoksi si simbol erotizmi

Gjoksi si simbol erotizmi

Erotizmi i gjoksit ishte tema e bisedës së emisionit të “Pasdites”, çështje e sjellë për publikun nga një panel në të cilën merrte pjesë profesori dhe gjuhëtari Edmon Tupja, drejtuesja e një emisioni femëror, Mirela Bogdani dhe përfaqësuesja e një klinike e ndërhyrjeve plastike, Alketa Drahushaj.

“Gjiri ose gjoksi, është një simbol jashtëzakonisht i fuqishëm erotizmi, sidomos mes popullsive mesdhetare siç jemi edhe në shqiptarët”, u shpreh autori I “Fjalorit Erotik”, Tupja. Ai risolli në mendje edhe disa mënyrën se si ka evoluar erotizmi i kësaj zone të trupit femëror midis shekujve.

“Në mesjetë, ishte e zakonshme për një grua që të mbante një dekolte të hapur apo të ushqente fëmijën e saj në vende publike”, kujton Tupe. “Atëherë, nxjerrja e gjoksit nuk ishte një tabu, ndërsa sot konceptohet gjerësisht si një sjellje me përmbajtje seksuale. Unë jam I mendimit që mbulimi I këtyre pjesëve e bën një femër edhe më të tundueshme nga meshkujt. Ju jap një shembull, nga miku im i ndjerë, Isuf Vrioni. Kur ai shkoi në Suedi në vitet 1979-80, i bëri përshtypje se atje reklamat tërësisht nudo ishin të lejuara, ndërsa ato gjysëm të zhveshura jo, pasi konsideroheshin si shumë më tunduese këto të fundit për meshkujt”.

Përtej preferencave personale, profesor Tupe, gjithashtu risolli në vëmendje se sa shumë i është kënduar në folklorin popullor gjoksit, ndërsa solli në vëmendje të paktën dhjetë sinonime për këtë pjesë të trupit.

Nga ana e saj, Zonja Drahushaj u shpreh se ndërhyrjet plastike në gjoks për zmadhimin e tij janë bërë gjithmonë e më të zakonshme në ditët moderne. “Ndërhyrjet vijnë në shtim dhe shumica e femrave e bëjnë këtë vetëm sepse kështu mendojnë se do të ndihen më mirë me veten. Përpara se t’i nënshtrohesh një operacioni, ka rreziqe dhe në disa raste, rreziqet janë më të mëdha, sepse lidhen me profilin klinik të femrave. Megjithatë, na ka ndodhur shpesh që të vijnë kliente aq të vendosura për të rritur gjoksin, sa janë të gatshme të rrezikojnë edhe jetën, duke marrë parasysh mundësinë e komplicioneve”, përfundoi Drahushaj./tch/

Komento