Gjuhët që 5 vjeç, pse jo!

Gjuhët që 5 vjeç, pse jo!

Gjuhët që 5 vjeç, pse jo!Sa më shpejt që të fillojë fëmiu të mësojë gjuhë të huaja, do ta ketë më të lehtë që të pasurojë fondin e fjalorit të tij. Kështu një ditë do të mund të bëhet një poliglot.

Më së miri është që ti mësojë gjuhët e huaja në mënyrë spontane, me anë të lojës, pa presionin e të rriturve, sepse ashtu mund të keni kontra efekt, dhe fëmiu mund të mos ketë më dëshirë për të mësuar.

Fëmijët para se të shkojnë në shkollë kanë aftësi për të mësuar gjuhë të huaja, theksojnë ekspertët. Madje, thonë që fillimi i hershëm për të mësuar gjuhët, që në moshën parashkollore, 5-6 vjeç, është mënyra më e mirë që fëmiu të mësojë ndonjë gjuhë të huaj dhe të flasë sikurse ta kishte gjuhën amtare.

Megjithëse, prindërit shpesh mendojnë që fëmijët e asaj moshe nuk duhet ti përfshijnë në mësimin e gjuhëve të huaja. Arsyetimet më të shpeshta të prindërve të cilat i ndëgjojmë janë: akoma është herët, ka kohë për atë, do të mësohen posa të shkojnë në shkollë, edhe une kam mësuar vonë çfarë ka të keqe aty etj etj.

Kjo qasje nuk është e mirë sepse fëmijët kanë më shumë aftësi dhe mundësi se sa që mendojnë prindërit. Aftësitë e fëmijëve kurrë nuk duhet hedhur poshtë. Natyrisht, nuk duhet as ti tej ngarkoni me shumë obligime se sa që mund ti arrijnë ti kryejnë.

Nënë, inglish pliz
Në vegjëli, mësimi i gjuhëve të huaja bën që fëmiu më lehtë të mësojë dhe të përdorë një fond më të madh të fjalëve, dhe ti shqiptojë më mirë sepse muskujt e gojës më lehtë mësohen të shprehin fjali më specifike.

Prandaj është më së miri është që ti mësojë gjuhët e huaja në mënyrë spontane, me anë të lojës, pa presionin e të rriturve, sepse ashtu mund të keni kontra efekt, dhe fëmiu mund të mos ketë më dëshirë për të mësuar. Duhet ti leni të lëvizin lirshëm, të luajnë, të flasin, qeshin dhe këndojnë. Ata kanë nevojë që të lëvizin tërë kohën dhe të marrin pjesë aktivisht në situata në të cilat gjenden. Prandaj, edhe nuk duhet të presim nga fëmijët parashkollorë që të ulen të qetë për një gjysëm ore le të themi dhe të mësojnë në atmosferë akademike.

Për një mësim sa më efikas të gjuhëve të huaja është me rëndësi që fëmiu të ketë kontakt më të afërt me gjuhën, dhe në mes të tjerash, në prani të fëmiut të flitet në gjuhën që ai mëson, të shikojë filma, të ndëgjojë muzikë në po atë gjuhë.

Më së miri mësohet me anë të muzikës
Fëmijët kanë dëshirë të këndojnë dhe të ndëgjojnë muzikë, prandaj ky është një mjet i fuqishëm për të dërguar fëmiun në botën e gjuhës të cilën po e mëson. Për këtë arsye edhe prindërit të cilët nuk kanë mundësi që ti regjistrojnë fëmijët e tyre nëpër kurse të ndryshme për mësime të gjuhëve të huaja, munden në kushte shtëpiake që t`iu mundësojnë shikimin e filmave dhe ndëgjimin e muzikës në gjuhë të huaj.

Përveç kësaj, tani edhe tek ne mund të huazohen apo të shkarkohen në internet manual të ndryshëm edukativ shumë kualitativ në gjuhë të huaja, fjalor të ilustruar, audio dhe video për fëmijë. Janë shumë atraktiv dhe mund të iu duken interesant fëmijëve.

Kurdo që prindërit të kenë kohë të lirë, do të duhej që së bashku me fëmijët ti ndëgjojnë dhe të iu përkthejnë ndonjë gjë. Përfshierja e prindërve vetëm sa i ndihmon fëmijët më shumë që të mësojnë. Gjithmonë mund të gjendet kohë e lirë për këtë, përndryshe muzikën mund ta ndëgjoni edhe në makinë përderisa jeni bashkë duke u vozitur.

Komento