Home » Uncategorized » Gjumi i ditës e zgjat jetën

Gjumi i ditës e zgjat jetën

Pas një pushimi prej 45 minutave, shtypja e gjakut bie, ka treguar një studim amerikan, rezultatet e të cilit ishin botuar javën e kaluar.

Shkencëtarët theksojnë se pushimi i ditës mund ta përmirësojë gjendjen shëndetësore të zemrës, sidomos nëse gjatë natës flini mjaftueshëm.

Studimi amerikan është një vazhdimësi e një studimi grek gjashtëvjeçar, me ç’rast ishte zbuluar se një pauzë e pasdites me kohëzgjatje prej 30 minutave, tri herë brenda javës e zvogëlon rrezikun për 37% nga vdekja si pasojë e sëmundjeve të zemrës. Kjo teori mbështetet në faktin se gjatë pushimit relaksohemi dhe me atë rast edhe shtypja e gjakut bie.

Një gjumë i shkurtër i pasdites është i mirë edhe për trurin. Hulumtimi i universitetit “Kalifornia” tregon se pas një gjumi prej 90 minutave, vullnetarët kishin treguar rezultate më të mira në testet e komplikuara, në krahasim me ata që kishin qëndruar zgjuar.
Shkencëtarët kanë sugjeruar se gjumin e shkurtër ditor truri e përdor për të krijuar “vende” të reja për informata. Por, nuk mjafton vetëm nëse e vini kokën në jastëk.

Kohëzgjatja e pushimit
Nëse i lejoni vetes një pushim ditor, ja koha momentale për pushim dhe qafë duhet ta bëni për veten tuaj.
Gjashtë minuta: Kjo mjafton ta aktivizoni memorien (ta fshini memorien e shkurtër dhe të hapni hapësirë për informata të reja), ka treguar një hulumtim i kryer në Gjermani, në vitin 2008.

Njëzet minuta: Gjatë kësaj periudhe kohore do të kaloni nëpërmjet dy fazave të para të gjumit dhe do t’i ngadalësoni të rrahurat e zemrës. Edhe nëse nuk flini, lëshojeni kokën qetë, relaksohuni dhe do të jeni më mirë.

Dyzet minuta: Nëse gjatë natës së kaluar nuk keni fjetur mjaftueshëm dhe keni nevojë për përqendrim, gjatë gjumit prej 40 minutave do ta kaloni fazën REM të gjumit. Gjatë kësaj kohe do ta balanconi sistemin tuaj imun dhe do ta shtoni nivelin e energjisë. Nëse e kaloni fazën prej 45 minutave, do të zgjohen të lodhur dhe të çekuilibruar.

Nëntëdhjetë minuta: Nëse mund të flini nga një deri në tri orë do ta kapërceni komplet procesin e gjumit, që ripërtërin gjithë organizmin.

Orari më i mirë
Nëse shtriheni shumë herët, vështirë se do të flini. Fuqia jonë zakonisht dobësohet ndërmjet orës 13:00 dhe 15.00. Deri aty vjen pasi atëherë arrihet niveli i hormonit melatonina (hormoni i gjumit). Kjo njëherësh është edhe periudha më e mirë për pushim.

Fshehtësitë që ndihmojnë të flini
– Zgjidheni një ambient të errët apo mbani maskë për sy.
– Për ta forcuar efektin, konsumojeni një kafe atëherë kur shkoni të shtriheni. Në fakt, kafeinës i nevojiten 20 deri 30 minuta për ta filluar ndikimin dhe do t’ju zgjojë me kohë.
– Nëse nuk mund të flini, mbyllini sytë dhe përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress