Gjumi i pamjaftueshëm trash fëmijët

Gjumi i pamjaftueshëm trash fëmijët

Dihet që sasia e pamjaftueshme e gjumit ose gjumi me kualitet të dobët mund të shkaktojë trashjen dhe është e dukshme që fëmijët nuk janë përjashtim.

Fëmijët, të cilët zgjohen natën dhe të cilëve pastaj u lejohet të flenë në krevatin e prindërve, kanë më pak rrezik për të grumbulluar kilogramë të tepërt, pohojnë shkencëtarët nga Danimarka.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 500 fëmijë në moshën prej dy deri gjashtë vjet. Të gjithë fëmijët kanë pasur rrezik të shtuar nga grumbullimi i kilogramëve të tepërt, ndërsa arsyet më të shpeshta kanë qenë pesha e tepërt e lindjes dhe pesha e tepërt e nënës para shtatzënisë.

Fëmijët në atë moshë shpesh zgjohen në mes të natës, ndonjëherë edhe disa herë. Shkencëtarët kanë vëzhguar nëse tek fëmijët ndikon mbështetja e prindërve ashtu që fëmijëve t’u lejojnë të vazhdojnë gjumin në krevatin e tyre.

Fëmijët të cilët nuk kanë fjetur kurrë në shtratin e prindërve të tyre kanë pasur rrezik më të madh nga grumbullimi i kilogramëve të tepërt, ndërsa shkencëtarët besojnë që kjo është për shkak të gjumit të parehatshëm. /Telegrafi/

Komento