Gmail, së shpejti me dizajn të ri

Gmail, së shpejti me dizajn të ri

Kohëve të fundit, Google është duke punuar shumë që t’i rifreskojë një numër të madh të shërbimeve dhe aplikacioneve të saj, dhe në mesin e tyre do të jetë edhe shërbimi i famshëm i emailit, Gmail.

Gmail’i i ri për momentin është në temën e quajtur “Preview”,  mirëpo me dizajnin e ri të këtij shërbimi do të vijnë edhe funksione të reja, të cilat përfshijnë: shiritin e ri të veprimit, i cili përdor ikona në vend të tekstit, të cilin Google e ka përdorur në të kaluarën.

Në anën tjetër, seksioni i bisedave i quajtur “Conversation” gjithashtu do t’i ndënshtrohet një ri-modelimi, pasi që i njëjti do të pasurohet edhe me fotografi afër kontakteve.

Për më shumë, në mesin e funksioneve të reja që do të vijnë me ndërfaqen e re të Gmail, do të jenë edhe dhjetëra tema dhe motive për shërbimin, të cilat do të ofrohen në kualitet High-Definition.

Versioni i ri i Gmail pritet të arrijë së shpejti, ndërsa deri atëherë ne do të ju njoftojmë për çdo risi që lidhet me këtë shërbim.

 

Komento