Goditja në tru, njihni simptomat

Goditja në tru, njihni simptomat

Goditja në tru, njihni simptomatMësoni rrezikun për goditjen në tru dhe merrni masa për ta parandaluar atë.

Në të gjithë botën, goditja në tru është shkaktari i dytë i vdekjeve. Më shumë se 6.5 milionë njerëz vdesin çdo vit nga goditjet në tru dhe 5 milionë të tjerë mbesin të paralizuar.
Prandaj në 29 tetor në Ditën Botërore të Goditjeve Cerebrale bëhet thirrje për veprim urgjent ndaj epidemisë së heshtur të Insulteve Cerebrale. Mesazhi i këtij viti është: “Përballu me faktet: Goditja në tru mund të trajtohet”.

Fakt: Goditja në tru është një vrasës global Në të gjithë botën, më shumë njerëz vdesin nga goditjet në tru sesa nga HIV/AIDS, malaria dhe turbekulozi së bashku. Shumë mbijetues të goditjeve në tru ngelin me çrregullime mendore dhe fizike, si humbje kujtese, paralizë dhe probleme emocionale. Fakt: Njohja e simptomave të goditjes në tru mund t’ju shpëtojë jetën tuaj ose të dikujt tjetër.

Sa më shpejt t’i njihni simptomat e goditjes në tru dhe të merrni trajtim, aq më të larta janë shanset për shërim. Mësoni shenjat paralajmëruese të goditjeve në tru: Mpirje të papritur të muskujve të krahëve, këmbëve dhe fytyrës. Ndonjëherë pacientët mund të paralizohen krejtësisht dhe nuk mund të luajnë as duart.

Vështirësi në të folur dhe pamundësi për të kuptuar të tjerët. Flet në mënyrë të pakuptueshme (belbëzon )dhe është konfuz, nuk arrin t’i kuptojë të tjerët.Probleme me shikimin, sidomos tek njëri sy.

Probleme me shqisat, si me të prekurit, të shijuarit, të dëgjuarit etj.Humbje e baraspeshës dhe kontrollit, e shoqëruar me të përziera, temperaturë ose humbje të menjëhershme të vetëdijes. Zakonisht pacientët që kanë pësuar goditje në tru nuk mund të ecin apo të qëndrojnë në këmbë.Humbje të refleksit.

Dhimbje të papritura të kokës (që vijnë pa asnjë shkak). Mund të shoqërohen me humbje të menjëhershme të vetëdijes.
Fakt: Mund ta parandaloni goditjen në tru duke ndryshuar mënyrën e jetesës. Nuk ka pse të ndodh goditja në tru. Ju mund ta parandaloni atë duke bërë disa ndryshime në mënyrën e jetesës: Kontrolloni tensionin e gjakut. Tensioni i lartë i gjakut është shkaktari kryesor i goditjeve në tru.
Mos pini duhan – Duhani rrit tensionin e gjakut dhe shkakton mpiksje të tij.

Lëviz sa më shumë – Të qenët aktivë fizikisht mbron enët e gjakut dhe ul rrezikun për goditje në tru.Hani ushqime të shëndetshme – Konsumoni sa më shumë perime të freskëta, fruta dhe drithëra. Kufizoni ushqimet me shumë kripë, që rrisin tensionin e gjakut, dhe lëngjet me sheqer artificial.Humbisni peshë – Të qenët mbipeshë ose obezë detyron zemrën të punojë fort dhe rrit rrezikun për goditje në tru. Burimi: Centers for Disease Control and Prevention

Komento