Gonorrhea: Cilat janë shenjat e sëmundjes?

Gonorrhea: Cilat janë shenjat e sëmundjes?

Gonorrhea: Cilat janë shenjat e sëmundjes?Eshtë sëmundje seksualisht e transmetueshme mjaft e shpeshtë dhe nëse zbulohet dhe kurohet ne kohë eshtë sëmundje e kurueshme. Ne rast të kundërt shoqërohet me komplikacione.

Tek meshkujt periudha e inkubacionit 3-15 ditë.
– Rrjedhje sekrecionesh të qëlbëzuara nga organi seksual;
– Dhembje
– Djegie gjatë urinimit;
– Ënjtje dhe skuqje të kanalit të jashtëm të urinimit.
Ne ¼ e ratsteve simptomat jane minimale.

Tek femrat periudha e inkubacionit 10 ditë

• Sekrecione , rrjedhje vaginale jo të zakonshme me ngjyrë të verdhë në të gjelbërt dhe shpesh herë me erë të keqë.
• Dhembje dhe djegie gjatë urinimit;
• Dhembje ne fund të barkut;
• Hemorragji mbas kontaktit seksual;
Nese personi bën kontakt seksual oral personi mund të ketë infeksion të grykës me temperature të lartë dhe zmadhim gjëndrash limfatike.

Cilat janë pasojat e ketij infeksioni?

• Infeksione të tubave;
• Qëlbezime pelvike;
• Menstruacione jo të rregullta;
• Sterilitet;
• Barrë jashtë mitre;

Infeksioni gonorroik transmetohet edhe tek i porsalinduri duke dhënë konjuktivit të syve.
Tek meshkujt
• Infeksione të testiseve;
• Temperaturë;
• Dhembje të organeve seksuale;
• Ngushtim të kanalit të urines;
• Sterilitet.

Çfarë masash duhet të merrni në keto raste?

Nese ju ose partneri juaj vë re shenja të tilla duhet t’i drejtoheni sa më parë Mjekut Familjar dhe t’i nenshtroheni provave laboratorike.
Kura e rekomanduar nga mjeku duhet të behet e plotë dhe nga të dy partnerët njëkohësisht.Prezervativet jane mjetët mbrojtëse kryesor për parandalimin e çdo lloj infeksioni seksualisht të transmetueshem.

8 Comments

  1. pershendetje jam nje vajz 20 vjeqare edhe kam shum sekrete por kur te urinoj nuk kam djege vetem sekrete edhe mistracionet me vin me regull qfar me keshilloni te veproj pres pergjigje ne emiln tim flm per mirkuptim

  2. Eshte mire te vizitoheni tek mjeku juaj.

  3. jam 22 vjeqar jam i shqetsuar ne fund te urinimit me zgjatet si leng, kam pak djegje ne te kalumen e kam pas nje infeksion ne kanalin urinar para 6 jave i kam ba analizat urinokupturen spermokulturen me kan dal mir.
    per chfar mundet te behet fjal ktu a kam ndonje smundje ose ndonje defekt sa i perket mardhenjeve seksuale

  4. si mund te zbulohen semundjet seksualisht te transmetueshme?Un kam dhimbje ne fund te barkut si dhe spema nuk ka ngjyren normale,por me del si copa xhelatine te tejdukshme her pas here.Gjithashtu koka e organit eshte shume e ndjeshme madje me eshte krijuar nje pulle e zeze qe prej disa vjetesh te cilen kur e prek duket sikur eshte e lidhur me nerva dhe me dhemb.Ke mjek mund te kontaktoj?

  5. Jam 16 vjeqar dhe qat kryrjes se nevojes se madhe me del leng nga penisi qfar me rekomandoni me shkurani ne emailin tim

  6. Jam 23 vjec dhe gjat kryerjes se nevojes se vogel vazhdon te rjedhe urina ose mund te jet ndonje leng por ajo zgjat 5 ose 10 minuta dhe koka e penisit esht e ndjeshme cfar mund te kem i kam ber analizat e gjakut ujit me kan dal mir tungg

  7. Persh jam 23 vjeq kam prob ke organi gjenetal si kruajtje dhe ndjej dhe pickim sikur po me pickon diqka Dhe me djek kjo gje eshte te me ndodhur ne te gjith trupin me jan shfaqyr ca njolla te kuqe ne forme gjaku dhe me zhduken kam ber analizat e sst me kan than Je negativ ju lutem cfar munde te kem

  8. Jam.23 vjec kur kryej mardhenie. Organi gjenetal nk ngrihet sic duhet dhe nk kryej mardhenie normale mos ndoshta kam.infeksion apo ndonje gje tjeter kam bere analiza dhe me kandal mir po e njejta gje me ndodh perseri cfar duhet te bej

Komento