Google Music Store brenda javësh

Google Music Store brenda javësh

Para disa ditësh, ju e keni pasur rastin të lexoni për dyqanin e ri virtual të Google, Google Music Store, i cili sipas disa njoftimeve thuhet se do të lansohet online brenda dy javëve të ardhshme.

Së fundmi, edhe vetë Google e ka konfirmuar lajmin se është duke punuar në shërbimin e saj personal të muzikës, për të cilin ka thënë se do të jetë një “shkundje”, ndërsa analistët e përkthejnë këtë me një lloj shërbimi i cili do tu mundësojë përdoruesve të shpërndajnë muzikën e tyre të preferuar.

Tani, sipas WSJ thuhet se Google është duke u përgatitur të lansojë Google Music Store, dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë brenda këtyre dy javëve të ardhshme.

Në anën tjetër, merret vesh se Google ende është duke negociuar me produksionet muzikore për të shtuar sasinë e muzikës të cilën ajo do ta ofrojë në shërbimin e saj të ri.

Komento