Gra, kujdes nga këto infeksione!

Gra, kujdes nga këto infeksione!

Gra, kujdes nga këto infeksione!Bikinet e lagura, si dhe peshqirët, janë përcjellësit kryesorë të baktereve dhe viruseve, por këtu bëjnë pjesë edhe zhveshtoret dhe tualetet publike nëpër pishina dhe plazhe, kur përmes tyre kalojnë një numër i madh njerëzish.

Nëse jeni më të ekspozuar ndaj infeksioneve bakteriale, kushtojini më tepër kujdes higjienës tuaj personale, derisa laheni në pishinë.

Gjatë stinës së verës numri i infeksioneve në traktin urogjenital shtohet pasi mikroorganizmat që e shkaktojnë goditen nga të nxehtit dhe lagështia. Për të shmangur këto infeksione të pakëndshme, që godasin sidomos gjatë stinës së verës, së pari duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje higjienës tuaj personale.

Një dush menjëherë pas daljes nga pishina apo deti është mënyra e parë për t’u mbrojtur nga këto infeksione vagjinale.

Bikinet e lagura duhet menjëherë të ndërrohen, ngase mesi i lagësht është mjedis ideal për zhvillimin e mikroorganizmave.

Në plazh, apo në shtrat, gjithmonë të shtriheni mbi peshqirë të pastër dhe të thatë, ngase kostumet e lagura janë pengesë e dobët për të parandaluar bakteret dhe viruset.

Si ti rrisni mundësitë për të mbetur shtatzënë.

Mundohuni që të jetoni në mënyrë të shëndetshme
– Hani ushqim të llojllojshëm, shumë pemë dhe perime, si dhe ushqim të pasur me proteina – peshk dhe shpezë
– Ndërpreni duhanin
– Largoni alkoholin
– Ushtroni rregullisht
– Pushoni dhe shmangni stresin

Këshilloni partnerin të jetojë shëndetshëm
Këshilloni partnerin që të mos vesh ndërresa apo pantalona të ngushtë, që të zvogëlojë mundësinë e problemeve me spermë.

Mos planifikoni kur do të bëni dashuri, bëjeni këtë spontanisht , por nëse nuk po mundeni të mbeteni shtatzënë, natyrisht se duhet angazhuar rreth kësaj.

Komento