Home » Shëndetësi » Grate janë më të rrezikuara nga dhjamosja e mëlçisë

Grate janë më të rrezikuara nga dhjamosja e mëlçisë

Dhjamosja e mëlçisë rrezikon më shumë femrat se meshkujt. Por si shfaqet dhe cilët janë faktorët e tjerë të riskut që ndikojnë në këtë sëmundje e cila nëse nuk trajtohet si duhet mund të çojë në cirrozë ?

Ja se çfarë thotë mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni, në lidhje me sëmundjen.

Çfarë është sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë?
Steatohepatiti jo-alkoolik është një sëmundje serioze, e nënvlerësuar, që nuk ka të bëjë aspak me alkoolin, por që mund të çojë në cirrozë të mëlçisë po aq sa alkooli.

Sa e përhapur është kjo sëmundje?Prevalenca e saj i korrespondon asaj të hepatitit C për shkak së një numër i madh pacientësh më steatohepatit jo-etilik janë etiketuar gabimisht alkoolistë. Pavarësisht se nuk ka studime të mirëfillta, është parë se numrin më të madh të pacientëve e zënë femrat obezë (60 %).

Cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje?
Faktorët më të rëndësishëm riskues të cilët çojnë në dhjamosjen e thjeshtë të mëlçisë përfshijnë obezitetin, përdorimin e alkoolit, dhe rezistencën insulinike. Por studimet kanë treguar se dhjamosja e thjeshtë e mëlçisë shoqërohet më tepër me obezitetin sesa më përdorimin e alkoolit. Për kuriozitet, në USA përqindja e personave mbi peshë është rritur 10-25 % dhe kjo është një tregues i rëndësishëm që pse sëmundjet jo-alkoolike të dhjamosjes së mëlçisë janë sëmundjet më të shpeshta të mëlçisë.

Si ndikon mbipesha?
Sipas studimeve shkalla e obezitetit korelon pozitivisht me prevalencën e dhjamosjes së mëlçisë dhe kështu me shfaqjen e steatohepatitit jo-alkoolik.

Çfarë shenjash klinike shfaq pacienti?
Fillimisht pacientët nuk paraqesin ankesa konkrete, ato zakonisht lidhen me një ndjenjë diskomforti abdominal apo me simptoma meteoristike.
Steatohepatiti jo-alkoolik zhvillohet nga dhjamosja e thjeshtë e mëlçisë. Shkaku që kjo sëmundje ngelet e panjohur shpjegohet me faktin që në normalisht shohim atë që ne njohim. Në rastin e sëmundjes së mëlçisë ne mendojmë së pari rreth efekteve toksike të alkoolit dhe shkatërrimin që ato shkaktojnë në mëlçi.

Duke bërë kështu ne shpesh dështojmë të shohim një entitet sëmundje tjetër, e cila mendohet të jetë e vështirë të diferencohet nga i pari, dhe zhvillohet pavarësisht efekteve të alkoolit.

Dieta
Dieta ditore e rekomanduar në pacientët obezë me steatohepatit jo-alkoolik fillon me 1200 kcal dhe në qoftë se kjo nuk sjell rezultate kërkohet reduktimi në 600-800 kcal në ditë. Për ta bërë më të qartë rekomandohet një konsumim i tillë: proteina: 45-100 gr në ditë, karbohidrate më pak se 100 gr në ditë dhe yndyrna më pak se 10 gr në ditë. Në rastin e personave diabetikë duhet të fillojnë një program dietik dhe marrjen e menjëhershme të mjekimit antidiabetik.

Faktorët riskuesFaktorët më të rëndësishëm riskues të cilët çojnë në dhjamosjen e thjeshtë të mëlçisë përfshijnë obezitetin, përdorimin e alkoolit, dhe rezistencën insulinike. Por studimet kanë treguar se dhjamosja e thjeshtë e mëlçisë shoqërohet më tepër me obezitetin sesa më përdorimin e alkoolit

Shenjat
Fillimisht pacientët nuk paraqesin ankesa konkrete, ato zakonisht lidhen me një ndjenjë diskomforti abdominal apo me simptoma meteoristike.
Steatohepatiti jo-alkoolik zhvillohet nga dhjamosja e thjeshtë e mëlçisë. Shkaku që kjo sëmundje ngelet e panjohur shpjegohet me faktin që në normalisht shohim atë që ne njohim./shekulli/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress