Grim i përkryer të syve

Grim i përkryer të syve

Grim i përkryer të syveGrimi i syve është një veprimtari artistike, i vështirë për t’u aplikuar, i lehtë për t’u hequr dhe duket që ndryshon sa herë që kapakët e syve tuaj bëhen shumë të yndyrshëm për grimin e aplikuar.

Një tjetër faktor i rëndësishëm që duhet përmendur është fakti që trendët e grimit të syve ndryshojnë vazhdimisht, andaj vetëm femrat më të përkushtuara në këtë drejtim mund të jenë vazhdimisht në hap me kohën.

Për t’ju ndihmuar që ta arrini një grim të përsosur të syve, më poshtë ua kemi sjellë disa këshilla të rëndësishme,raporton Gazeta Kosova Sot

BAZA E HIJEZUESIT Ky është një hap që anashkalohet nga shumica e femrave të botës, për një arsye të thjeshtë: askush nuk dëshiron të shpenzojë për një produkt grimi, që nuk shihet fare. Mirëpo, është e rëndësishme të theksohet që baza e hijezuesit luan një rol të rëndësishëm në dukjen e syve tuaj. Andaj, blini një produkt që përdoret si bazë për hijezuesin dhe aplikojeni para se të vazhdoni me hijezuesin e dukshëm.

DREDHIMI I QERPIKËVE Qerpikët e dredhuar luajnë një rol shumë të rëndësishëm në transformimin e dukjes suaj, andaj, herën tjetër, para se ta aplikoni maskarën. Dredhimi i qerpikëve bën që sytë tuaj të duken më tërheqës dhe qerpikët të duken me më shumë volum.

MOS I INJORONI VETULLAT Një tjetër faktor i rëndësishëm për dukjen e syve tuaj, në fakt, janë vetullat. Siç e kemi thënë shpesh, vetullat janë kornizë e syve tuaj dhe duhet trajtuar si të tilla. Andaj, para se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që ua keni dhënë vetullave trajtimin e merituar.

PROVOJENI BAZËN E MASKARËS Baza e maskarës nuk është një produkt i ri, mirëpo, viteve të fundit, është duke përjetuar renesancën. Në fakt, baza e maskarës funksionon ngjashëm sikur baza e grimit të syve ose e grimit të fytyrës, duke ia dhënë ‘dorën e parë’ qerpikëve dhe duke stimuluar rritjen e shëndoshë të tyre. Andaj, herën tjetër, para se ta aplikoni maskarën, aplikojeni bazën e maskarës dhe qerpikët tuaj do t’ju falënderohen.

NGJYRAT QË KRIJOJNË KONTRAST A ju kujtohet kur keni mësuar për rrotën e ngjyrave në shkollë fillore? E po, si duket, mësimet e atëhershme do t’ju hyjnë në punë tani! Ideja e përgjithshme është kjo: ngjyrat e kundërta krijojnë kontrast. Kësisoj i bie që nëse sytë tuaj janë të kaltër, hijezuesi me ngjyrë të artë ose metalike i thekson ata. Sytë e gjelbër? Provoni hijezuesin ngjyrë vjollcë.

MOS KENI FRIKË NGA NGJYRAT Grimi me ngjyra të ndezura mund të tingëllojë si një gjë e frikshme për shumë femra, megjithatë është e rëndësishme të potencohet që ‘eyeliner’-ët dhe hijezuesit me ngjyra të ndezura janë një trend i fuqishëm kohëve të fundit, andaj ia vlen të provohen.

‘EYELINER’-I ME NGJYRË TË ÇELËT Të gjitha femrat dëshirojnë të kenë sy më të mëdhenj, andaj pse ta mos e krijoni iluzionin e syve të tillë? E tëra që duhet të bëni është ta aplikoni ‘eyeliner’-in me ngjyrë bezhe ose me ngjyrë të bardhë në linjën e poshtme të qerpikëve, në mënyrë që të krijohet ky iluzion.

QERPIKËT ARTIFICIALË Provojini qerpikët artificialë! Natyrisht, qerpikët artificialë mund të ndikojnë negativisht në rritjen e qerpikëve natyralë, megjithatë e mira e kësaj është që qerpikët artificialë vijnë në forma dhe ngjyra të ndryshme, andaj mund të eksperimentoni.

Komento