Grindjet martesore të njëjta edhe pas 30 vjetëve

Grindjet martesore të njëjta edhe pas 30 vjetëve

Nëse grindeni me partnerin, mos mendoni se ato grindje do të zhduken me kalimin e kohës, sepse sasia e grindjeve para martesës vazhdon edhe në martesë, ka bërë të ditur studimi 20-vjeçar i Universitetit të Ohajos, i bërë në 2 mijë çifte.

Çiftet bashkëshortore ishin ndarë në tri grupe themelore: ata të cilët grinden pak (16%), ata të cilët grinden mesatarisht (60%) dhe ata të cilët grinden vazhdimisht (22%). Martesat në bazë të pyetësorëve janë ndarë në katër nënkategori psikologjike.

E para është martesa e llojit tekanjoz, në të cilën jetojnë rreth 20 për qind e njerëzve, ndërsa e karakterizon niveli i lartë i mosmarrëveshjeve dhe një nivel mesatar i lumturisë. Martesa e dytë është e llojit të ashtuquajtur të mirë.

Karakterizohet nga përqindja e ulët e ndarjeve. Konsiderohet martesë e mirë, ndërsa partnerët i ndajnë punët e shtëpisë, bëhen kompromise, grinden mesatarisht, ndërsa niveli i lumturisë është mesatar. Në martesë të tillë jetojnë rreth 54 për qind e njerëzve. Martesa e llojit të tretë është armiqësore, ndërsa në të jetojnë rreth 20 për qind e njerëzve.

Karakteristike për të është fakti që partnerët nuk e durojnë njëri-tjetrin, grinden shpesh dhe e respektojnë shumë pak njëri-tjetrin. Martesa e këtij lloji më së shpeshti përfundon me ndarje. Martesa e llojit të katërt është ajo e shmangies, të cilën e përbëjnë rreth 6% e të gjitha martesave. Nënkupton pak grindje dhe një nivel mesatar i lumturisë. Quhet e shmangies, sepse çiftet në të shmangin grindjet dhe çdo gjë ia kushtojnë idealit martesor.

Mendojnë që martesa duhet të zgjasë deri në fund të jetës, rolet në të janë të ndara në mënyrë tradicionale, pra meshkujt nuk marrin pjesë në kryerjen e punëve të shtëpisë. Çiftet në lidhje të mirë dhe me grindje të rralla, një lidhje të tillë do ta kenë sipas të gjitha gjasave edhe pas 20, 30 vjetëve. Gjithashtu, martesa e lumtur nuk e ka vetëm një formë dhe ata të cilët janë në martesë me shumë fërkime nuk janë më pak të lumtur, kanë zbuluar studiuesit.

Kualiteti i martesës ka shumë dimensione, pra kështu edhe disa njerëzve u përshtaten grindjet e shpeshta, por nëse edhe para martesës ju kanë penguar grindjet, mos llogaritni që kjo gjë do të ndryshojë vetëm për arsye se jeni të martuar”, ka thënë autorja e studimit, Klera Kemp Dash

Komento