Home » Shëndetësi » Grupi 0 i gjakut, më i ekspozuari rrezikut të sterilitetit

Grupi 0 i gjakut, më i ekspozuari rrezikut të sterilitetit

Hulumtimet kanë treguar që femrat që kanë grupin e gjakut 0 kanë më pak rezerva të vezëve sesa femrat me grup tjetër të gjakut.

Ekspertët amerikanë kanë zbuluar se te femrat të cilat e kanë grupin e gjakut 0, rreziku nga vështirësia e mbetjes shtatzënë është i dyfishtë në raport me femrat me grup tjetër të gjakut. Në bazë të kësaj, këshillojnë ekspertët, femrat do të mund të marrin vendimin se a duhet t’i kushtohen karrierës apo formimit të familjes.

Hulumtimet kanë treguar që femrat që kanë grupin e gjakut 0 kanë më pak rezerva të vezëve sesa femrat me grup tjetër të gjakut. Rezervat e vezëve të shëndosha gjatë viteve zvogëlohen – foshnja femër ka edhe deri në dy milionë,ndërkaq në pubertet rreth 400.000, ndërkaq në moshën 40 vjeç ja vetëm disa qindra sosh.

Ekspertët kanë konstatuar që femrat me grupin e gjakut A dhe AB janë të mbrojtura nga mungesa e vezoreve të shëndosha. Mirëpo, te ato me grupin e gjakut 0 është i shprehur rreziku i shtuar i zvogëlimit të rezervave të vezëve. Femrat me grupin e gjakut 0 nuk kanë antigjenet A dhe B.

Lidhja midis grupit të gjakut dhe vështirësive të caktuara shëndetësore tashmë është e njohur. Për shembull te njerëzit me grupin e gjakut A dhe AB është i shprehur rreziku më i madh nga sulmi në zemër apo në tru, ndërsa te ata me tipin 0 është i shprehur rreziku më i madh nga artritisi dhe infeksionet e caktuara të lukthit. /Telegrafi/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress