Grupi i gjakut 0, problem për të mos mbetur shtatzënë

Grupi i gjakut 0, problem për të mos mbetur shtatzënë

Ekspertët amerikanë kanë zbuluar se gratë që kanë grupin e gjakut 0 dy herë më shumë janë të ekspozuar rrezikut për të mos mbetur shtatzënë, në krahasim me gratë e tjera.

Në bazë të kësaj, ekspertët amerikanë këshillojnë gratë që të marrin një vendim rreth asaj se a duhet t’i përkushtohen karrierës apo formimit të familjes.

Grupi i gjakut zero mban rrezikun edhe nga artriti.

Pothuajse gjysma e popullatës – 44% – ka grupin e gjakut 0. 42% të tjerë kanë tipin A, ndërsa vetëm 14% kanë grupin AB. Mirëpo, shumica e grave pothuajse as nuk e dinë se cilit grup të gjakut i takojnë, përderisa për të mbetur shtatzënë kjo është më se e rëndësishme.

Hulumtimet e kryera në universitetin Albert Ajnshtajn në u Nju-Jork tregon se gratë me grupin gjakut zero kanë më pak qeliza vezë rezervë sesa gratë që kanë një grup tjetër të gjakut. Rezervat e qelizave vezë me vite zvogëlohen – një vajzë e porsalindur posedon rreth dy milionë qeliza vezë, në moshën e pubertetit rreth 400.000, ndërsa kur kalon të dyzetat, vetëm disa qindra sish. Mjeku Eduard Nejat, nga ky universitet me atë rast ka deklaruar: “Kemi vërtetuar se gratë me grupin e gjakut A dhe AB janë të mbrojtura nga pakësimi i qelizave të shëndosha. Por tek ato gra me grupin e gjakut 0 ishte vërejtur një rritje e shtuar e rrezikut për pakësimin e këtyre qelizave vezë”.

Lidhjet në mes grupit të gjakut dhe vështirësive shëndetësore dihen që moti. Për shembull, tek njerëzit me grupin e gjakut A dhe AB vërehet rreziku për sulm në zemër apo në tru, përderisa tek ata me tipin 0 vërehet rreziku i shtuar nga artriti dhe infeksionet e lukthit.