Harresa, kurë për depresionin

Harresa, kurë për depresionin

Njerëzit mund stërviten që të harrojnë kujtimet e këqija, në bazë të një studimi të ri që mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si trajtohet depresioni dhe traumat e forta në jetë.

Studimi i publikuar nga psikologët e Universitetit të St. Andreës tregoi se pacientëve mund t’u mësohet të harrojnë ndienjat që shkaktojnë reagime emocionale.

Ndonëse ngjarja do të vazhdojë të kujtohet prej personit që i nënshtrohet trajtimit, ai mund të harrojë rrjedhojat dhe lidhjen shpirtërore me ngjarjen e caktuar.

Në këto përfundime arritën kërkuesit Saima Noreen dhe profesori Malcolm MacLeod. Sipas Noreen, “aftësia për të mbajtur mend dhe për të interpretuar ngjarje emocionale nga e shkuara përbën thelbin e asaj që na veçon si individë. Megjithatë, ne mund të mësohemi që të ushtrojmë kontroll mbi atë që duam të na prekë apo jo nga e shkuara”.

Nëse zbulimet e studimet do të vihen në zbatim, ato mund të rezultojnë veçanërisht efikase në trajtimin e rasteve të të sëmurëve depresivë, të cilët kanë problem kryesor ndarjen nga gjendje emotive të shkaktuara nga ndodhi të shkuara në jetë.

Komento