Harrojeni viagrën, ky është ushqimi për jetë më të mirë seksuale

Harrojeni viagrën, ky është ushqimi për jetë më të mirë seksuale

Harrojeni viagrën, ky është ushqimi për jetë më të mirë seksualeEdhe pse fusha e afrodiziakëve natyrorë ende nuk është hulumtuar sa duhet, me siguri mund të thuhet që disa ushqime i japin trupit më shumë energji, vënë në lëvizje libidon tuaj dhe ju japin orgazma më të mira.

Duke iu falënderuar ushqimit të caktuar, jetën tuaj seksuale mund ta ngrini në nivel më të lartë. Në mes afrodiziakëve më të mirë natyrorë është speci djegës. Ai përmban kapsaicinën, molekulën çudibërëse, e cila nxit eksitimin i cili manifestohet përmes djersitjes, ndjesisë së therjes, rrahjeve të shpejta të zemrës dhe skuqjes së faqeve.

Ndoshta nuk e keni ditur, por edhe banania është afrodiziak i fortë, që ndihmon lirimin e serotoninës, kimikatit për lumturi”, i cili rregullon funksionet si kontraktimet e mira muskulore, rregullimin e temperaturës, apetitit, ndjenjat e dhimbjes, sjellja, tensioni i gjakut dhe frymëmarrja. Kur është në ekuilibër jep ndjenjën e kënaqësisë dhe relaksimit mental. Përveç kësaj, banania përmban edhe kalium, mineralin, i cili rrit forcën e muskujve. Ka rëndësi të jashtëzakonshme për orgazëm kulmore.

Sushi është ushqimi tjetër në listën e afrodiziakëve natyrorë për përmirësimin e aktivitetit seksual. Duke iu falënderuar acideve yndyrore omega 3 që i përmban, nxit sekretimin e hormoneve gjatë seksit. Disa sushi përmbajnë edhe selen, antioksidantin dhe mineralin e fuqishëm, të domosdoshëm për organizmin tonë. Ai nxit punën e testiteve dhe rritjen e numrit të spermatozoideve.

Në listë është edhe xhenxhefili, holluesi natyror i gjakut, i cili ndhmon qarkullimin dhe bimët bishtajore që përmbajnë fitoestrogjen, falë të cilit vjen deri te përmirësimi i lagies së vagjinës.

Burimi: Telegrafi.com

Komento