Hedhja e parfumit në kërthizë, truk të cilin nuk e keni ditur se ju nevojitet

7

7Të gjithë e kemi dëgjuar “teorinë” se vendosja e parfumit në pikat e pulsit është mënyra më e mirë për ta bërë aromën t’ju zgjasë, dhe kjo është arsyeja se përse të gjithë e vendosin parfumin në qafë dhe në kyçin e dorës.

Në fakt, është diçka që funksionon, për shkak se nxehtësia e trupit rrezaton nga vendet e tilla ku mund t’i dëgjoni të rrahurat e zemrës, dhe kjo e intensifikon aromën e parfumit.

Por, ekziston edhe një “truk” tjetër, siç është hedhja e parfumit në kërthizë. Ky është truk, të cilët ekspertët e aprovojnë dhe të famshmit si Liv Tyler apo modelja Adriana Lima e praktikojnë çdo ditë.

Përse funksionon kjo? Çdo zonë në trup, e cila rrezaton nxehtësi e rrit çdo aromë, dhe kërthiza e trupit e bën të njëjtën gjë.

Prandaj, kur vendosja e parfumit në qafë dhe kyç të dorës nuk mjafton, vetëm hidhni pak aromë të mirë edhe në kërthizë (dhe në vendet tjera të nxehta, siç është brendësia e bërrylave dhe pjesa e pasme e gjunjëve) dhe aroma e parfumit do ndihet shumë më shumë

Komento