Helmi i mambës së zezë zbut dhimbjet sikur morfina

Helmi i mambës së zezë zbut dhimbjet sikur morfina

Substanca e cila zbut dhimbjet njëjtë sikur morfina, por pa shumicën e efekteve anësore, është zbuluar në helmin vdekjeprurës të mambës së zezë, kanë njoftuar shkencëtarët francezë.

Ky gjarpër, i cili përdor neurotoksina për paralizim dhe vrasje të kafshëve të vogla, është një prej helmuesve më të shpejtë e më të rrezikshëm në Afrikë. Testet në minj, siç shkruan revista ‘Nature’, kanë zbuluar se helmi i këtij gjarpri mundet të shërbejë edhe për zbutje të dhimbjeve.

Shkencëtarët pranojnë se nuk munden as të supozojnë pse mamba krijon këtë substancë, njofton BBC-ja.

Ekspertët kanë hulumtuar helmin e 50 llojeve të kafshëve para se të zbulonin proteinat nga helmi i mambës të cilat zbusin dhimbjet, të cila më pas i kanë quajtur mambalgina.

Doktori Erik Linuelia nga Instituti për Farmaceutikë Molekulare dhe Qelizore nga Nisa thotë se proteina e zbuluar nuk ka efekte anësore si morfina, e cila shkakton dhimbje të kokës, vështirësi në mendim, vjellje dhe ngërçe të muskujve.

“Natyrisht, kjo është vetëm faza e parë dhe është vështirë të thuhet se a do të prodhohen ilaçe kundër dhimbjeve të njerëzve. Mbeten të bëhen edhe shumë punë me kafshët”, ka thënë ky ekspert.

Komento