HomeShëndetësi Helmimi me ushqim të konservuar – masat e kujdesitnë Shëndetësi Toksina Botulinum mund të gjendet në ushqimin e konservuar dhe të paketuar, ndërsa simptomat e helmimit paraqiten 12 deri në 36 orë pas konsumimit. Tek i sëmuri paraqitet shikim i errësuar ose shikim i dyfishtë, tharje e gojës, dobësim i muskujve, si edhe marrje. Ky helmim më së shpeshti është i lidhur me konsumimin e produkteve të mishit (sallam, suxhuk) dhe shfaqet në formë të ‘epidemive të vogla shtëpiake’. Mjekimi i gastroenteritit të pakomplikuar, fillimisht bëhet me terapi zëvendësuese. Qëllimi është që me anë të çajit dhe supës, të kompensohen lëngjet dhe elektrolitet e humbura. Te fëmijët jepet tretësirë elektrolitesh në gojë, ndërsa vetëm te rastet e rënda humbja e lëngjeve duhet të zëvendësohet me anë të infuzionit. Njerëzit të cilët nuk mund ta pranojnë tretësirën përmes gojës për shkak të mundimit (sidomos fëmijët e vegjël), kanë nevojë për kujdes mjekësor dhe kompensimin e lëngjeve me rrugë intravenoze. Te shumica e infeksioneve, pas zëvendësimit të lëngjeve dhe elektroliteve, simptomat përmirësohen brenda një dite. Vetëm ‘ethet e salmonelës’ trajtohen me antibiotikë. PrapaPara Tags: Konservat Komento Anulo Shto Koment
në Shëndetësi Efektet negative që i sjell përdorimi i tepërt i paracetamolit Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i paracetamollit mund të jetë i dëmshëm për mëlçinë po aq sa …
në Shëndetësi Shenjat e para që tregojnë se jeni shtatzënë Lajmi më i gëzuar dhe më emociounues që mund të merrni ndonjëherë është se jeni shtatzënë. Kohë më parë, …
në Shëndetësi Vuani nga kapsllëku? Ja mënyrat natyrale për ta trajtuar Kapsllëku është një kusht shëndetësor shumë i përhapur tek njerëzit. Disa nga faktorët që ndikojnë në kapsllëk …