Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore

Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore

Hematomat intracerebrale janë të pranishme te 12-15 raste në 100.000 banorë për një vit. Si të tilla, ndodhin më shpesh gjatë aktivitetit fizik; më rrallë në gjumë që mund të shpjegohet me rritjen e shtypjes së gjakut dhe rritjen e qarkullimit të gjakut në tru.

Shkaqet, prezantimi klonik, diagnostikimi dhe trajtimi

Hematomat intracerebrale ndahen në dy grupe të mëdha: traumatike dhe spontane. Shkaktarët më të shpeshtë të këtyre hematomave (gjakderdhjeve) janë:
* Hipertensioni arterial esencial
* Eclampsioni
* Angiopatitë amyloidike
* Malformacionet arterio venose
* Aneurizma
* Tumoret
* Koagulopatitë
* Vaskulopatitë (sëmundjet e ndryshme të enëve të gjakut të trurit)

Faktorët e rrezikut për hematomat (gjakderdhjet) intracerebrale

a. Mosha. Predispozimi për gjakderdhje rritet pas moshës 55 vjeçare, dyfishohet në secilën dekadë deri në moshën 80 vjeçe.
b. Gjinia. Meshkujt janë më të predispozuar për këtë lloj të gjakderdhjeve.
c. Infarkti ose ishemia cerebrale e kaluar më parë, rritë rrezikun për gjakderdhje intracerebrale
d. Abuzimi me alkool.
e. Duhani nuk është vërtetuar se rritë rrezikun për gjakderdhje.
f. Abuzimi i drogave (amphetamina).
g. Sëmundjet e ndryshme të mëlçisë.

Lokalizimet më të shpeshta të hematomave intracerebrale për shkak të hipertensionit arterial janë:

1. Ganglionet bazale 50% të rasteve dhe manifestohet me
* hemiparese kontralaterale,
* ndryshim të sensibilitetit të anës kontralaterale,
* ndryshime në shikim.

2. Regjionet lobare 20-50 % të rasteve manifestohen me shenja klinike, varësisht në cilin lob ka ndodhur gjakderdhja, p.sh., në lobin frontal manifestohet me ndryshim të statusit mental, konfuzitet, si dhe mund te prezantojë me atak epileptik

3. Talamus 10 -15 % të rasteve manifestohet me ndryshime në sensibilitet në anën kontalaterale

4. Pons, në 5 -12 % që manifestohet me ndryshime në shikim dhe vështirësi në gëlltitje

5. Cerebelare 3-5% që manifestohet me ndryshime në ekuilibër, ndryshime në ecje.

Prezantimi klinik
Hemorragjitë intracerebrale, prezantimin klinik e kanë më të ngadalshëm që shkon me minuta deri në disa orë për ndryshim nga një atak ishemik, infarkt cerebral apo hemorragji subarachnoidale tek të cilët prezantimi klinik ka fillim të shpejtë (si bubullima në qiellin e kthjellët).
Varësisht nga lokalizimi paraqiten edhe shenjat klinike.
Zakonisht, fillimin e kanë me dhembje të forta koke, që përcillen me të vjella, si dhe ndryshime në statusin mental të të sëmurit.

Diagnostikimi
Sot, gjakderdhjet diagnostikohen shumë lehtë:
a. Ekzaminimi preciz neurolo