Herpesi buzeve

Herpesi buzeve

Eshte nje infeksion i shkaktuar nga nje virus, i quajtur Herpes simplex, qe shfaqet ne pergjithesi tek buzet.

Si manifestohet?
Fillimisht ndjehet nje pickim i lehte dhe nje ndjenje nxehtesie tek vendi i skuqur i buzes. Ne pak ore formohen disa fllucka te vogla te mbushura me leng transparent, te cilat japin nje dhimbje me intensitet ne rritje. Me pak te zakonshme jane flluckat tek faqet apo dhe tek qiellza.

Me vone, flluckat perthahen dhe formojne nje kore ne te verdhe qe zhduket ne 7-10 dite dhe pa nevojen e ndonje trajtimi.
Shfaqja e flluckave mund te perkoje me nje gjendje shendetsore jo te mire, pas nje temperature, pas fillimit te menstruacioneve, pas nje stresi, pas nje ekspozimi te forte ne diell, apo pas ngrenies se disa ushqimeve te vecanta. Infeksioni rishfaqet me lehtesi pasi virusi mbijeton ne brendesi te qelizave dhe nuk eliminohet as me perdorimin e mjekimeve efikase kundra ketij virusi.
Ky lloj infeksioni eshte ngjites dhe mund te shperndahet edhe ne organet gjenitale apo edhe tek syte.
Cilat jane rreziqet?
Rreziku me i madh eshte kalimi i infeksionit tek syte apo ne brendesi te gojes.
Cfare duhet bere?

Mos kruani flluckat e krijuara dhe mos ferkoni syte. Lani shpesh duart me uje dhe sapun.

Nese keni vuajtur ne te kaluaren nga ky shqetesim mjeku juaj duhet t’ju kete pershkruar patjeter nje krem specifik i cili permban nje substance antivirale, per tu aplikuar tek vendi ku po ju krijohen flluckat. Perdoreni kremin antiviral sa me shpejt sapo te ndjeni simptomat e para.

Mos aplikoni mbi herpes asnje krem qe permban substance te tipit kortizonik: nese jeni ne dyshim pyetni mjekun apo farmacistin tuaj.
Nese vuani shpesh nga herpesi i buzve, mbroni buzet tuaja me krem me me faktor te larte mbrojtes kur ekspozoheni ne nje diell te forte, apo dhe nese shkoni per ski.
Evitoni kontaktin e buzeve tuaja me trupin e personave te tjere, deri kur flluckat te jene zhdukur.
Evitoni ushqime shume te nxehta apo shume te ftohta te cilat mund te krijojne shqetesim ne zonat e infektuara.

Kur te drejtohemi tek mjeku?

Nese ndjeni nje bezdi jo te zakonshme tek syte apo shenja inflamacioni tek goja.

Nese ndjeni temperature, apo nje gjendje jo te mire fizike apo vereni prani qelbi tek flluckat (mund te jete nje infeksion nga bakteret).

Ne rastet kur vereni te njejtat fllucka ne organet gjenitale.

Komento